VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANALISTËT - VLAN TË VEPROJË SIPAS PËRGJEGJËSIVE QË KA

E Shtunë, 10.25.2014, 09:31am (GMT1)



Krijimi i institucioneve apo zvarritja e mëtejme e procesit, tashmë po shihet si përgjegjësi e Bllokut VLAN. Duke qenë se ky bllok e përbën shumicën parlamentare, sipas analistëve politikë, i takon t'i paraprijë proceseve nga të cilat pastaj do t'i jepej fund bllokadës gati pesë mujore.

Analistët konsiderojnë se palët ose duhet të arrijnë marrëveshje mes vete për kryeparlamentarin, ose vendit nuk i mbetet opsion tjetër veçse shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Për Albert Krasniqin nga KIPRED, blloku VLAN duhet të marrë përgjegjësit që i takojnë, meqë Partia Demokratike e Kosovës nuk ka forcën që t'i krijojë e vetme institucionet.

"Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi VLAN, për shkak se kanë shumicë parlamentare dhe përgjegjësia gjithmonë bie mbi shumicën. PDK nuk ka fuqi për konstituim të institucioneve, kështu që VLAN duhet t'iu paraprijë të gjitha proceseve në mënyrë që vendi sa më shpejtë t'i konstituojë institucionet e dala nga zgjedhjet e 8 qershorit",
ka thënë Krasniqi, për tribunën.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.