VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË DIELËN, MË 26 TETOR, NDRYSHON ORA - JA SA ZHVENDOSEN AKREPAT

E Shtunë, 10.25.2014, 10:33am (GMT1)



Ndryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet të dielën e fundit të tetorit (26), kur në orën 03:00 (sipas orës shqiptare) akrepat e orës do të shkojnë në 02:00. Prej kësaj date, dita do të ketë zyrtarisht një orë më shumë.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Stina e vjeshtës, ka hyrë në hemisferën tonë në orën 3. 29sek të mëngjesit të 23 shtatorit ndërkohë që nata dhe dita kanë qënë të barabarta në të gjithë planetin. Vjeshta e këtij viti ka nisur të martën e 23 shtatorit në orën 4. 29 të mëngjesit dhe do të zgjasë 89 ditë dhe 20 orë për të mbaruar më 22 dhjetor kur do të nisë stina e dimrit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.