E Enjte, 04.25.2024, 07:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - TRAFIKIMI I GRAVE, RRITEN DENONCIMET

E Shtunë, 10.25.2014, 08:38pm (GMT+1)


Në Shqipëri po shtohet ndërgjegjësimi dhe teknologjitë për të denoncuar trafikimin e qenieve njerëzore. Organizatat World Vision, USAID dhe NetHope kanë ofruar së bashku një aplikacion kompjuterik që qytetarët të denoncojnë sa më shpejt rastet e dyshuara për trafikimin e vajzave. Nga çelja e aplikimit "Raporto! Shpëto!" për telefonat smart androidë janë kryer mbi një mijë shkarkime të tij falas nga Google Play Store."‹"‹

Ekspertët pohojnë se gjatë këtij viti janë mbi 40 gra e vajza, raste të reja dhe të përsëritura, që kanë marrë ndihmë në institucionet e shërbimit social. Tani viktimat po mbrohen më mirë dhe trafikanët po denoncohen dhe po dënohen më shumë.

Organizata World Vision, ministria e punëve të brendshme dhe fondacioni Vodafone Albania po bashkëpunojnë se si banorët të përdorin më mirë aplikacionin "Raporto! Shpëto!" kundër trafikimit. World vision ka zhvilluar këtë javë një fushatë ndërgjegjësimi në Korçë, Shkodër, Dibër, ndërsa veprimtaritë dhe trajnimet kundër trafikimit janë të vazhdueshme. Raportuesve jo të pakët u është garantuar anonimati.

Përdorimi i teknologjisë celulare për të raportuar raste trafikimi është një mënyrë e suksesshme në Shqipëri. Por ekspertët e kësaj fushe mendojnë se teknologjia dhe ndërgjegjësimi i njerëzve po japin rezultatet e tyre.

Trafikimi i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi nga Shqipëria drejt vendeve të tjera ka shënuar rënie të ndjeshme, por vëzhguesit mendojnë se problem serioz mbetet trafikimi i njerëzve brenda vendit. Bashkëpunimi më i ngushtë i institucioneve pritet të sjellë rezultate më të mëdha ndaj krimit të organizuar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DIELËN, MË 26 TETOR, NDRYSHON ORA - JA SA ZHVENDOSEN AKREPAT (10.25.2014)
ANALISTËT - VLAN TË VEPROJË SIPAS PËRGJEGJËSIVE QË KA (10.25.2014)
Deutsche Welle, KOSOVË - KËRKOHET ROL MË AKTIV I PRESIDENTES NË ZGJIDHJEN E SITUATËS (10.25.2014)
KOSOVË - ENDE NUK IU JEPET DRITA JESHILE INSTITUCIONEVE TË REJA (10.25.2014)
'PLISAT' MANIFESTIM PROTESTE NDAJ VENDIMIT TË UEFA-s (10.24.2014)
TAGES ANZEIGER - SHANSI I HUMBUR I UEFA-s (10.24.2014)
AGJENCITË E HUAJA PËR VENDIMIN E UEFA-s PËR NDESHJEN SERBI SHQIPËRI (10.24.2014)
SHTYPI I HUAJ:UEFA LEGJITIMON DHUNËN DHE RACIZMIN (10.24.2014)
LORIK CANA - KJO NUK ËSHTË DREJTËSI (10.24.2014)
ISA MUSTAFA - KOALICIONI VLAN U KRIJUA ME QËLLIM QË TË HAPIM PERSPEKTIVË PËR ZHVILLIMIN E VENDIT DHE PËR FUNKSIONIMIN E SHTETIT LIGJOR (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]