SHQIPTARËT E ZVICRËS PROTESTUAN PARA SELISË SË UEFA-s
E Shtunë, 10.25.2014, 08:53pm (GMT+1)
Qindra shqiptarë në Zvicër janë bërë bashkë për të protestuar para zyrave të UEFA-s në Nyon.
Me pankarta e brohoritje ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e Shtëpisë Evropiane të Futbollit e cila i dha fitore kombëtares së Serbisë në tavolinë me rezultat 3:0, raporton KTV.
Protesta ka zgjatur rreth 1 orë dhe protestuesit janë shpërndarë të qetë. Qëllimi i saj, sipas organizatorëve ishte denoncimi i racizmit që i është bërë Kombëtares së Shqipërisë.