VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LINDITA NIKOLLA - JA VIDEOJA QË IA DËRGUAM UEFAs PËR DHUNËN NË BEOGRAD

E Djelë, 10.26.2014, 06:33am (GMT1)


Ministria e Arsimit dhe e Sportit, Lindita NikollA ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook kundër vendimit të dhënë dje nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Qëndrimi i saj është mbështetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa mesazhi shoqërohet edhe me një video ku dallohen qartë thirrjet në stadiumin e Beogradit, "Vrite , vrite shqiptarin". Kjo video e FSHF-së i është dërguar UEFA-s, por që nuk e vlerësoi.

"Si Ministre e Sportit e ndjej për detyrë t'ju kërkoj të bashkoheni me mua për të vënë në jetë një ide të thjeshtë:  Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Por këtë të vërtetë bota nuk e ka parë përveçse në disa copëza shumë të vogla që edhe ato u sfumuan nga hutimi i çuditshëm pas një kukulle fluturake me një banderolë. Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë... Postojeni në çdo adresë ku mendoni se dikush duhet ta shohë këtë të vërtetë dhe të bashkohet me ne në bindjen se vendimi i djeshëm i UEFA-s ka cënuar drejtësinë, Fair Play-n dhe Respektin që UEFA i promovon aq shumë. Ndajeni përmes facebook-ut tuaj këtë videodokument të realizuar ekskluzivisht për Komisionin Disiplinor të UEFA-s, me të gjithë yjet e futbollit europian dhe me çdo futbollist që ndiqni në rrjetet sociale", shkruan NikollA.
video e fshs ndeshja
video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja

video e fshf ndeshja

video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja

video e fshf ndeshja

video e fshf ndeshja

video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja
dhuna ndaj futbollisteve

video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja
video e fshf ndeshja

video fshf ndeshja serbi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.