VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHERR MES GRUPEVE RIVALE TË BDI - 5 TË PLAGOSUR

E Djelë, 10.26.2014, 07:57am (GMT1)



Shkup-Pesë persona u plagosën me armë zjarri në fshatin Kondovë të komunës së Sarajit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në një sherr mes dy grupeve që mësohet se i përkasin partisë BDI (Bashkimit Demokratik për Integrim).

Incidenti ndodhi pranë një selie partiake, pas sharjeve dhe fyerjeve midis dy grupeve kundërshtare partiake, njëri krah i të cilëve thuhet se i takon anëtarit të lartë të BDI-së, Rafis Alitit dhe grupi tjetër ish-ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti.

Sipas dëshmitarëve, dy vëllezër u sulmuan nga dy persona, pastaj u larguan nga lokali dhe u rikthyen të armatosur duke qëlluar me armë zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi incidentin, ndërkohë që bëri me dije se sot do të dalë në një njoftim për shtypin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.