VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT PROTESTË NË TIRANË - RIP UEFA, PRANOI RACIZMIN

E Djelë, 10.26.2014, 08:00am (GMT1)



TIRANË - Qytetarët kanë zhvendosur reagimet e tyre nga rrjetet sociale, në rrugët e kryeqytetit.

Pas vendimit të "qeverisë së futbollit", shqiptarët ironizuan në faqen zyrtare të saj në "Facebook", se "UEFA është pro racizmit".

Ditën e sotme njohës të futbollit, tifozë dhe shoqëria civile kanë protestuar përpara Piramidës me pankarta.

"RIP UEFA, Say "Yes" to racism, homazhe nga Shqipëria ime" dhe "Stop racism and albanophobia" ishin dy nga shprehjet, që mbanin manifestuesit në duar.

Të indinjuarit u shprehën se "nuk e njohim UEFA-n", pas marrjes së atij vendimi.

Reagimet për vendimin e UEFA-s erdhën dje edhe nga zyrtarë e personalitete të vendit. Në mbështetje të Shqipërisë, dje u shprehën edhe mediet ndërkombëtare.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.