VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SERBIA MASHTROI SHQIPËRINË PASI IA MORI VOTËN PËR BASHKËKRYESIMIN E OSBE-së

E Hënë, 10.27.2014, 08:21am (GMT1)



Serbia ka mashtruar Shqipërinë pasi ia ka marrë votën "pro" për bashkëkryesimin e OSBE-së me Zvicrën në vitin 2014.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar vizitën e pasardhësit të tij, Edi Rama, në Beograd, ka zbuluar mes tjerash se vota e Shqipërisë për bashkëkryesimin e Serbisë me Zvicrën të OSBE-së ka qenë e kushtëzuar që Serbia të njohë diplomat e universiteteve shqiptare.

"Shqipëria me kërkesë dhe të partnerëve tanë kryesorë pranoi bashkëkryesimin e Serbisë me Zvicrën të OSBE-së, me kushtin që Serbia të njohë diplomat e universiteteve shqiptare", theksoi ish-kryeministri Sali Berisha përmes faqes së tij në "Facebook".

Megjithëse ish-kryeministri Berisha e quan këtë një fillim qartësisht pozitiv, nuk është e qartë pse Serbia vazhdon të mos njohë ende diplomat e universiteteve shqiptare...
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.