VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JONUZ MUSLIU NË KRYE TË KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS

E Hënë, 10.27.2014, 11:59am (GMT1)



Bujanoc/Preshevë, 27 tetor - Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e të Medvegjes kanë zgjedhur dje Këshillin Nacional, në krye të të cilit do të jetë Jonuz Musliu.

Siç raportohet nga Lugina e Preshevës ai ka dalë fitues në dy koalicione zgjedhore, që përfshinin pesë parti politike, nga gjashtë. Atij ia dhanë votën 61 për qind e votuesve. Ai aktualisht është kryetar i Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Lista e deputetit të popullit në Kuvendin e Serbisë nga Presheva, e Riza Halimit, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe e kandidatit të saj Galip Beiqirit, krueyarit aktual të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, sipas të dhënave preliminare ka marrë rreth 37 për qind të votave.

Musliu sipas rezultateve momentale, nga 15 anëtarë do të ketë 9, kurse Riza Halimi 5.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.