E Enjte, 04.25.2024, 08:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VLAN KËRKON TË MBAHET SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT

E Hënë, 10.27.2014, 04:29pm (GMT+1)


Kryetari i AAK-së, njëherësh edhe i nominuari nga koalicioni paszgjedhor për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të sotshëm të përfaqësuesve të LDK-së, AAK-së e të Nismës, tha se nga kryesuesja do të kërkojë thirrjen e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pasi sqaroi se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mungoi në mbledhje, sepse "ndodhet jashtë vendit", ai akuzoi PDK-në, Hashim Thaçin dhe vetë Flora Brovinën për bllokadën, duke theksuar se "ashtu siç e kanë kapur shtetin, kanë kapur edhe vendimin e Kushtetueses".

Ju e dini që shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e krijuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV, kanë kërkuar nga Presidentja që t'i drejtohet Gjykatës (Kushtetuese) për sqarime se si mund të dilet nga situata e bllokadës, që e ka krijuar PDK-ja, duke u fshehur pas vendimit të Gjykatës, duke u fshehur pas të drejtës për nominim (të kryeparlamentarit), të cilën nuk po e shfrytëzon. Do t'i kërkojmë kryesueses vazhdimin e seancës, transmeton KOHA.net.

Gjendja në vend është kështu: Ka bllokadë që PDK ka një të drejtë në nominim, por nuk po e shfrytëzon. E ka obligim ta thërrasë seancën, por nuk po e thërret. Pra do të kërkojmë mbajtjen e seancës, që të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe Kryesia e parlamentit, që të pasohet men ndërtimin e institucioneve.

Kurti sot nuk ishte këtu sepse është jashtë vendit. Nesër do të takohemi prapë. Por nesër do të kemi vazhdim të takimit në mënyrë që të ndërmarrim veprimet ma tutje.

I pyetur nëse do të kërkojnë prej kryesueses apo do ta thërrisni vetë seancën, haradinaj u përgjijg: Sikurse PDK, zoti Thaçi dhe Flora Brovina që e kanë kapur shtetin, ashtu e kanë kapur edhe vendimin e gjykatës, pa u përgjigjur nëse do të ndërmarrin vetë ndonjë hap tjetër.

Në fillim të prononcimit pas takimit të përfaqësuesve të partive parlamentare, që ndërtuan koalicionin paszgjedhor, Ramush Haradinaj dënoi aktin e sulmit dhe dhunën mbi gazetarët, që ka ndodhur sot, duke aluduar në sulmin mbi kazetarin e Klan Kosovës, Milot Hasimja.

"Është një akt i papranueshëm. Media është e lirë, pa marrë parasysh motivet dhe rrethanat që e kan sjellë deri aty. Është diçka e papranueshme, që një gazetarë të sulmohet në detyrë ose në vendin e punës.

Kërkojmë prej organeve të rendit dhe gjithë mekanizmave të tjerë që të ndërmarrin të gjitha masat dhe mos të lejojnë që gazetarët të jenë të sulmuar, kërcënuar në punën e tyre", tha Haradinaj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRACEY JACOBSON - ËSHTË KOHA PËR TË KRIJUAR INSTITUCIONET (10.27.2014)
KOSOVË - UGK E DËNON SULMIN NDAJ HASIMJA (10.27.2014)
JONUZ MUSLIU NË KRYE TË KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS (10.27.2014)
MES SHQIPTARËVE ORTODOKSË TË ASIMILUAR NË MAQEDONAS (10.27.2014)
HISTORIANËT E DEÇANIT I THONË SAVA JANJIQIT - MOS MASHTRO, JE KRIMINEL! (10.27.2014)
SERBIA MASHTROI SHQIPËRINË PASI IA MORI VOTËN PËR BASHKËKRYESIMIN E OSBE-së (10.27.2014)
NOVI SAD - DISA SERBË PROTESTUAN NË MBËSHTETJE TË SHQIPTARËVE (10.27.2014)
LUGINA E PRESHEVËS - PJESËMARRJE MË SE E VOGËL NË ZGJEDHJET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE (10.26.2014)
VETËVENDOSJE E VENDOSUR PËR TË MOS NEGOCIUAR ME PDK-në (10.26.2014)
PRESHEVË - VOTOHET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR (10.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]