VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLAN KËRKON TË MBAHET SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT

E Hënë, 10.27.2014, 04:29pm (GMT1)


Kryetari i AAK-së, njëherësh edhe i nominuari nga koalicioni paszgjedhor për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të sotshëm të përfaqësuesve të LDK-së, AAK-së e të Nismës, tha se nga kryesuesja do të kërkojë thirrjen e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pasi sqaroi se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mungoi në mbledhje, sepse "ndodhet jashtë vendit", ai akuzoi PDK-në, Hashim Thaçin dhe vetë Flora Brovinën për bllokadën, duke theksuar se "ashtu siç e kanë kapur shtetin, kanë kapur edhe vendimin e Kushtetueses".

Ju e dini që shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e krijuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV, kanë kërkuar nga Presidentja që t'i drejtohet Gjykatës (Kushtetuese) për sqarime se si mund të dilet nga situata e bllokadës, që e ka krijuar PDK-ja, duke u fshehur pas vendimit të Gjykatës, duke u fshehur pas të drejtës për nominim (të kryeparlamentarit), të cilën nuk po e shfrytëzon. Do t'i kërkojmë kryesueses vazhdimin e seancës, transmeton KOHA.net.

Gjendja në vend është kështu: Ka bllokadë që PDK ka një të drejtë në nominim, por nuk po e shfrytëzon. E ka obligim ta thërrasë seancën, por nuk po e thërret. Pra do të kërkojmë mbajtjen e seancës, që të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe Kryesia e parlamentit, që të pasohet men ndërtimin e institucioneve.

Kurti sot nuk ishte këtu sepse është jashtë vendit. Nesër do të takohemi prapë. Por nesër do të kemi vazhdim të takimit në mënyrë që të ndërmarrim veprimet ma tutje.

I pyetur nëse do të kërkojnë prej kryesueses apo do ta thërrisni vetë seancën, haradinaj u përgjijg: Sikurse PDK, zoti Thaçi dhe Flora Brovina që e kanë kapur shtetin, ashtu e kanë kapur edhe vendimin e gjykatës, pa u përgjigjur nëse do të ndërmarrin vetë ndonjë hap tjetër.

Në fillim të prononcimit pas takimit të përfaqësuesve të partive parlamentare, që ndërtuan koalicionin paszgjedhor, Ramush Haradinaj dënoi aktin e sulmit dhe dhunën mbi gazetarët, që ka ndodhur sot, duke aluduar në sulmin mbi kazetarin e Klan Kosovës, Milot Hasimja.

"Është një akt i papranueshëm. Media është e lirë, pa marrë parasysh motivet dhe rrethanat që e kan sjellë deri aty. Është diçka e papranueshme, që një gazetarë të sulmohet në detyrë ose në vendin e punës.

Kërkojmë prej organeve të rendit dhe gjithë mekanizmave të tjerë që të ndërmarrin të gjitha masat dhe mos të lejojnë që gazetarët të jenë të sulmuar, kërcënuar në punën e tyre", tha Haradinaj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.