VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NIKOLIQ NUK SHKON NË BELGJIKË - PËR SHKAK TË SIMBOLEVE TË KOSOVËS

E Hënë, 10.27.2014, 06:38pm (GMT1)



Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka hequr dorë nga pjesëmarrja e nesërme në shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së parë Botërore në Belgjikë, pasi, siç ka kumtuar kabineti i tij, në solemnitetin e atjeshëm do të vendosen edhe simbolet e Kosovës.

"Megjithëqë ka qenë e planifikuar që presidenti të marrë pjesë në këtë takim dhe t'i nderoj ushtarët e vendeve fituese në Luftën e Parë Botërore, ai nuk do të udhëtoj në Belgjikë, për arsye se njoftimi që është marrë nga organizatori thotë se në solemnitet do të vendosen simbolet e së vetëshpallurës Republikë e Kosovës",
thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë, transmeton agjencia Beta.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.