VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ASHTON NUK IA KURSEN LËVDATAT NIKOLIQIT - 'GUXIMI JUAJ E KA BËRË BALLKANIN NJË VEND MË TË MIRË'

E Hënë, 10.27.2014, 09:03pm (GMT1)



Përfaqësuesja e lartë në largim e BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Catherine Ashton, në fund të mandatit të saj në këtë post, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Në letër, ajo e falënderon Nikoliqin për, siç thotë ajo, "guximin politik për udhëheqjen e shtetit", që gjë, sipas saj, ka ndikuar në "shndërrimin e Ballkanit në një vend më të mirë".

"Thellësisht besoj se në saje të guximit Tuaj politik dhe udhëheqjes suaj të shtetit, rajoni i Ballkanit sot duket vend më i mirë", ka shkruar mes tjerash përfaqësuesja e lartë në largim e BE për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Catherine Ashton në letrën të cilën, në fund të mandatit, ia ka dërguar presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.