VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI I PARTIZANIT TË BEOGRADIT SHOKON SERBINË - PSE U LEJUAN HULIGANËT NË STADIUM?

E Martë, 10.28.2014, 08:21am (GMT1)


 Presidenti i Partizanit të Beogradit, Dragan Djuric, ka akuzuar autoritetet shtetërore të Serbisë për lejimin e huliganëve serb në stadium gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë.
Sipas Djuric, dikush kërkonte gjakderdhje njësoj siç donin ata persona që dogjën flamurin shqiptar në Xhenova të Italisë.

"Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë se përse është arritur në këtë konkluzion. Autoritetet serbe duhet t'i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur të bënin ç'të donin dhe të prishnin ndeshjen? Pse u lejua një ultras, i cili doli edhe në stadiumin e Xhenovës dhe u shfaq në fushë ndaj Shqipërisë? Mos vallë donit edhe një "Heysel" serb? (tragjedia në stadiumin belg, më 29 maj 1985, gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë). Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Xhenova. Dhe krijuesit janë të njëjtët," ka thënë Djuric.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.