VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KËLCYRË PËRKUJTOHET ME TENSIONE FESTA KOMBËTARE E GREQISË

E Mërkurë, 10.29.2014, 08:27am (GMT1)



Në Këlcyrë paraditen e sotme është përkujtuar Festa Kombëtare e Greqisë.

Përfaqësues të politikës greke, të shoqëruar nga Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo, kanë përkujtuar ushtarët greke të vrarë në territorin shqiptarë gjatë luftës italo-greke.

Gjatë këtij përkujtimi ka pasur edhe tensione.

Kjo, duke qenë se përfaqësues të Aleancës Kuqezi dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar.

Ata kanë kërkuar që të pengojnë pjesmarrësit në këtë ceremoni, ndërsa mbanin flamuj kombëtarë në duar.

Tensionet janë shmangur pas ndërhyrjes së policisë.

Ndërkohë, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa është pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ka thënë se ato janë shumë të mirë.

Ai ka kërkuar të shmangen nacionalizmat.

"Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të kënaqshme, ndërsa me Serbinë nuk janë aty ku duhet të ishin.

Por duhet të shmangen nacionalizmat.

Sot nderojmë ata që bënë qëndresë ndaj pushtimit", tha Dule.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.