E Enjte, 04.25.2024, 11:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QUINTI - KOSOVA ËSHTË NË KOLAPS POLITIK, EKONOMIK DHE FINANCIAR

E Mërkurë, 10.29.2014, 01:21pm (GMT+1)


Liderët e partive kryesore parlamentare e kanë sjellë Kosovën përpara kolapsit politikë, ekonomik dhe financiar, ka thënë për lajmi.net një diplomat i njërit prej shteteve anëtare të Quint-it.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia në vazhdimësi po e analizojnë situatën e krijuar, dhe se janë të shqetësuara me dyfytyrësinë e liderëve, të cilët, sipas tij, nuk hezitojnë të shprehen përpara mediave se e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj.

"E vërteta është se dy blloqet kryesore, PDK nga njëra anë dhe koalicioni paszgjedhor LVAN nga ana tjetër, janë barrikaduar dhe se mbi interesin e Kosovës dhe të qytetasve të saj, ato e kanë vënë interesin e tyre personal", ka thënë me kusht anonimiteti për lajmi.net një diplomat i njërit prej shteteve anëtare të Quint-it.

"Përpjekja për të vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është përpjekje për të rrënuar shtetin e Kosovës", ka thënë ky burim.

"Në Perëndim kjo përpjekje (për të shkelur mbi ligjet dhe Kushtetutën) shihet si tendencë për të ndërtuar sistem tjetër, të ngjashëm me sistemin komunist, por që nuk e ka për bazë luftën e klasave, por luftën e klaneve të interesit".

"Ajo që mëton Kosova dhe populli i saj është ndërtimi i shtetit demokratik. Andaj, e përsëris se liderët partiakë në Kosovë aktualisht po sillen si anarkikë, ndërsa të gjithë e dimë se demokracia dhe vlerat e shëndosha ndërtohen e ruhen bashkërisht, duke respektuar rregullat dhe ligjet e vendit".

I pyetur nga lajmi.net nëse pret ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur ngërçin politik, në qoftë se presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga dështon të bindë liderët partiak që të gjejnë një zgjidhje në kuadër të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së Kosovës, ky diplomat është shprehur se udhëheqësit kosovarë do të duhej që shqipen ta kuptonin më mirë se gjuhët tjera.

"Ne të gjithë kemi besim tek presidentja Jahjaga dhe nuk mendojmë se ne duhet të ndërhyjmë për të gjetur një zgjidhje, sepse sipas mendimit tonë, nëse lihen anash interesat personale, ajo është lehtë e zgjidhshme! Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me bisedimet e vështira Kosovë-Serbi. Në këtë rast është presidentja aty. Ajo u ka folur shqip!", ka thënë ku diplomat perëndimor.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TË KENË NËPUNËSIT PAGA NË JANAR? (10.29.2014)
DEUTSCHE WELLE - NGA KRERËT POLITIKË NË KOSOVË PRITET DEKLARIMI 'HABEMUS QEVERI' (10.29.2014)
NGA 16 UDHËHEQËS DIKASTERESH TË SHKUPIT - ASNJË SHQIPTAR (10.29.2014)
PA ENERGJI ELEKTRIKE GJYSMA E PRISHTINËS (10.29.2014)
NË KËLCYRË PËRKUJTOHET ME TENSIONE FESTA KOMBËTARE E GREQISË (10.29.2014)
NAAC - NJË ZËDHËNËS I ÇËSHTJES SHQIPTARE NË UASHINGTON (10.29.2014)
Deutsche Welle, FRANZ-LOTHAR ALTMANN - JA SI TË ZGJIDHET KRYEPARLAMENTARI I RI I KOSOVËS (Intervistë) (10.28.2014)
JAHJAGA DHE BROVINA - NUK KA MË TAKIME TEK PRESIDENTJA, NUK KA MË SEANCË TË KUVENDIT (10.28.2014)
KOSOVË - DIGJET ISH SPITALI USHTARAK I UÇK-së (10.28.2014)
RISHFAQEN MASKAT NË RRUGËN E KOMBIT - GRABISIN SHTETASIN E KOSOVËS (10.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]