VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMUSH HARADINAJ TAKOHET ME TË RINJTË E AAK - BLLOKADËS PO I VJEN FUNDI

E Mërkurë, 10.29.2014, 01:29pm (GMT1)



Lideri i AAK Ramush Haradinaj u ka thënë të rinjve të këtij subjekti se krizës politike po i vjen fundi, por ai nuk ka treguar se si do të jetë zgjidhja eventuale.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të AAK.

Haradinaj takoi të rinjtë e Aleancës: Bllokuesit dhe pengmbajtësit i shterën kohën dhe mundësitë e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve më strukturat e partisë, takoi sot Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK).

Haradinaj dhe të rinjtë e Aleancës bashkëbiseduan dhe trajtuan situatën politike në vend, rrethanat nëpër të cilat po kalojmë dhe bllokadën e shkaktuar nga qeveria në ikje e Kosovës.

Kryetari Haradinaj tha se shumica parlamentare, e rreshtuar në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! është alternativa e vetme e daljes nga kjo situatë, e zhbllokimit institucional në vend dhe e kthimit të shtetin në normalitet, funksionim dhe zhvillim.

Kryetari Haradinaj potencoi përkushtimin e koalicionit të shumicës për zgjidhjen e kësaj situate, vendosmërinë në këtë drejtim dhe tha se qeveria në ikje dhe bllokada e jetës në vend, po numëron ditët e fundit dhe po i shterrë të gjitha mundësitë e mbajtjes peng të shtetit.

Në interesimin e të rinjve aleancistë, kryetari Haradinaj tha se koalicioni do ta ndërtojë shumë shpejt qeverinë dhe institucionet e vendit, dhe do t'i japin drejtim, rrugë dhe zhvillim Kosovës dhe qytetarëve tanë./Prizrenipress

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.