VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETËVENDOSJE THËRRET PROTESTA PËR TË HEQUR THAÇIN NGA PUSHTETI

E Mërkurë, 10.29.2014, 07:26pm (GMT1)


Vetëvendosje beson që rruga e vetme për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti është reagimi qytetar. Për këtë lëvizja e Kurtit ka kërkuar përkrahje edhe nga partnerët e koalicionit LDK, AAK e Nisma, raporton KTV.

Dardan Molliqaj ka ripërsëritur se në asnjë rast nuk do të ulen në të njëjtën tryezë me Hahsim Thaçin e PDK-në. Po njëjtë thonë edhe në AAK.

Megjithëse lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, po vazhdon të kërkojë takim të përbashkët mes liderëve, në AAK thonë se këto takime nuk sjellin rezultate.

Vazhdojnë të insistojnë që takimi të ndodhë në sallën plenare, derisa deklarimet e tij nëpërmes rrjetit social po i quajnë veprime adoleshente.

Por, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike thotë se një takim i përbashkët nuk do të nënkuptonte heqje dorë nga qëndrimet.

Ai thotë se VLAN duhet të mendojë një riaranzhim të marrëveshjes si mënyra e vetme që të mos e humbin mundësinë për ta qeverisur vendin. Për Korenicën, presidentja nuk ka bërë aq sa ka kompetenca dhe në një farë forme roli i saj po i shkon në favor PDK-së.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.