E Shtunë, 04.20.2024, 09:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KTHIMI I PRONAVE NË SHQIPËRI - TEKNOLOGJIA NDIHMON ZGJIDHJEN

E Enjte, 10.30.2014, 07:36am (GMT+1)


Deri tani institucionet kanë punuar secili me harta të ndryshme dhe harta digjitale do të shmangë konfliktet dhe mbivendosjet e pronave.

Digjitalizimi i hartave dhe dokumentave pronësorë po zgjidh më në fund problemet e pronave të mbartura në 23 vite në Shqipëri. Ekspertët besojnë që sfida kryesore është unifikimi i të dhënave mbi pronat, në mënyrë që gjithë institucionet të punojnë me të njëjtat dokumenta. Brenda këtij viti u futën në një rrjet digjital 35 zyra vendore të regjistrimit të pronave, të cilat skanuan dokumentat dhe i ofrojnë atë në kohë reale. Kryeregjistruesi i pronave Ilirian Muho thotë se deri tani institucionet kanë punuar me harta të ndryshme dhe harta digjitale do të shmangë konfliktet dhe mbivendosjet e pronave.

Qeveria ka premtuar t'i japë fund zvarritjeve me kthimin e pronave dhe konfliket që shumë shpesh bëhen gjyqe ndërkombëtare. Agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, sipas drejtoreshës Sonila Qato, po mbyll përfundimisht vonesat me kthimin e pronave fizike dhe kompensimin për një pjesë tjetër. Bashkë me regjistrin digjital të pronave u hartua dhe lista e pronarëve pretendues dhe një hartë tjetër me vlerën e tokës.

Agjencia e legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale ndesh vështirësi të tjera me përplasjen e disa pretenduesve të pronave. Gjatë dekadës së fundit, ndërtimet e paligjshme në zonat me pronarë as nuk legalizoheshin dhe as i merrte pronari. Ndërsa tani, thotë drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, është gjetur një zgjidhje me mirëkuptim midis palëve në disa dhjetëra raste të suksesshme.

Moskthimi i pronave dhe grabitja e tyre nga spekullantët është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave njerëzore gjatë tranzicionit në Shqipëri. Pronat që duhej të ishin njohur dhe kthyer qysh në ditët e para të demokracisë, aktualisht po prodhojnë mijëra procese gjyqësore të dështuara në Shqipëri dhe qindra procese të tjera gjyqësore në Strasburg, ku pronarët fitojnë të drejtën e tyre. Labirinti ku janë futur këto çështje po sjell prej dy dekadash konflikte të dhunshme dhe kosto të rëndë për qytetarët, shoqërinë dhe shtetin shqiptar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËVENDOSJE THËRRET PROTESTA PËR TË HEQUR THAÇIN NGA PUSHTETI (10.29.2014)
KOSOVË - SHQETËSIM PËR TRYSNINË QË MISIONI I BASHKIMIT EVROPIAN IA KA BËRË GAZETARIT KAJTAZI (10.29.2014)
MAQEDONI - SHPËRTHIME PRANË NDËRTESËS SË QEVERISË (10.29.2014)
RAMUSH HARADINAJ TAKOHET ME TË RINJTË E AAK - BLLOKADËS PO I VJEN FUNDI (10.29.2014)
QUINTI - KOSOVA ËSHTË NË KOLAPS POLITIK, EKONOMIK DHE FINANCIAR (10.29.2014)
A DO TË KENË NËPUNËSIT PAGA NË JANAR? (10.29.2014)
DEUTSCHE WELLE - NGA KRERËT POLITIKË NË KOSOVË PRITET DEKLARIMI 'HABEMUS QEVERI' (10.29.2014)
NGA 16 UDHËHEQËS DIKASTERESH TË SHKUPIT - ASNJË SHQIPTAR (10.29.2014)
PA ENERGJI ELEKTRIKE GJYSMA E PRISHTINËS (10.29.2014)
NË KËLCYRË PËRKUJTOHET ME TENSIONE FESTA KOMBËTARE E GREQISË (10.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]