VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLAN INSISTON PËR MBAJTJEN E SEANCËS - MOHON RIDIZAJNIMIN

E Enjte, 10.30.2014, 11:30am (GMT1)



Prishtinë, 30 tetor - Liderët e koalicionit paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma-VV, janë takuar sot në orën 09:00 në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, raportohet se lideri i AAK-së dhe i nominuari nga ky koalicion për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar spekulimet për ridizajnim të marrëveshjes midis liderëve të Bllokut dhe se një gjë e tillë as që i është kërkuar.

"Nuk më është kërkuar të heq dorë nga pozita e kryeministrit dhe nuk do të ndodhë një gjë e tillë", ka thënë Haradinaj, pas takimit me Isa Mustafën, Fatmir Limajn e Albin Kurtin.

"Nuk ka ridizajnim të marrëveshjes",
citon indeksonline Haradinajn.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kanë vendosur përsëri t'i drejtohen Flora Brovinës për të thirrur seancë të re, në të cilën deputetët do të diskutonin për zgjidhjen e bllokadës politike.

Por, Flora Brovina ka thënë se s'ka seancë pa marrëveshje paraprake mes Bllokut dhe PDK-së.

Kosova po hyn në muajin e pestë të bllokadës politike, pasi PDK këmbëngul në të drejtën kushtetuese që të zgjedhë kryeparlamentarin, si partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet e tetë qershorit, ndërsa LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje pretendojnë këtë pozitë, si grupi parlamentar që ka shumicën e deputetëve të kësaj legjislature.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.