VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TEUTA SAHATQIJA THOTË SE LDK NUK E PËRFILL IDENË E VETËVENDOSJES PËR PROTESTA

E Enjte, 10.30.2014, 05:53pm (GMT1)



Teuta Sahatqija thotë se në LDK nuk është diskutuar për kërkesën e Vetëvendosjes, sipas të cilës Hashim Thaçi duhet të largohet nga pushteti me protesta.

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë për Politiko.net se zgjidhja e problemit politik duhet të bëhet në mënyrë institucionale e jo përmes rrugës.

Megjithatë ajo thotë se kjo ide e Vetëvendosjes mund të jetë një mesazh për liderin e PDK-së që të mos vazhdojë me bllokimin e situatës dhe t'i hap rrugë formimit të institucioneve.

"Çfarëdo kërkese duhet të shqyrtohet dhe ne nuk kemi biseduar për këtë", thotë Sahatqija. "Por, definitivisht atë çfarë e di është që në kohën kur janë ndërtuar institucionet, mendojë që zgjidhjet duhet të gjenden në mënyrë institucionale dhe jo përmes rrugës", ka shtuar ajo.

Lëvizja Vetëvendosje e sheh reagimin qytetar si alternativë për ta larguar kryeministrin Thaçi nga pushteti. Andaj, ka kërkuar përkrahje nga partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.