MINISTRJA KODHELI TAKON SEKRETARIN E MBROJTJES TË SHBA
E Premte, 10.31.2014, 07:44am (GMT+1)
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli u takua dje me sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara Chuck Hagel.
Në takimin e zhvilluar dje paradite në Pentagon, ministrja Kodheli e njohu sekretarin Hagel me reformat ushtarake që po kryen Shqipëria, ku përfshihet edhe modernizimi i armatimit të vjetër shqiptar.
"‹"‹Ministrja Kodheli u takua më parë edhe me ndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, znj. Victoria Nuland.
Zyrtarët amerikanë kanë përshëndetur ndihmën e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik. Ministrja Kodheli do të jetë e ftuar sot në programin e Zërit të Amerikës "Ditari".
www.voal-online.ch
|