VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës
E Mërkurë, 02.04.2009, 05:50pm (GMT1)

Voal-online - Bashkim Smakaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Fatmir Sejdiu. Smakaj ka qenë zyrtar i lartë në policinë kufitare të Kosovës dhe mandati i tij si drejtor i AKI-t zgjat pesë vjet. Smakaj përmes një deklarate theksoi se Agjencia "do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do jetë e hapur për të gjitha bashkësitë". Ai ka shtuar se në mesin e detyrave kryesore të AKI-t do të jenë mbledhja e informacionece, kundërspiunazhi, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Emërimi i ish oficerit të policisë Bashkim Smakaj si Drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) u bë në një ceremoni të posaçme të organizuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçit. Ky emërim ishte pritur të bëhej dy muaj më parë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.