VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA

E Premte, 10.31.2014, 08:02am (GMT1)


Ridizajnimi i marrëveshjes për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën nuk është mohuar si opsion nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë të enjten se në partinë e tij do të diskutohet për ta gjetur variantin më të mirë, i cili do të mund të bënte që ngërçi politik të tejkalohej dhe institucionet të formohen.

"Ne do të takohemi si parti së shpejti dhe të shohim se çfarë qëndrimi do të marrim. Mundësi ka gjithmonë, ne po punojmë që ta gjejmë variantin më të mirë për të dalë nga kriza", ka thënë Rugova.

Por, pretendenti për postin e kryeministrit nga blloku LAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë ridizajnim të marrëveshjes dhe as heqje dorë nga posti i kryeministrit nga ana e tij.

Ai ka mohuar mundësinë e diskutimit me PDK-në.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.