E Premte, 04.19.2024, 02:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA PARALAJMËRON DIALOG BRENDA PARTISË DHE KOALICIONIT PËR TEJKALIMIN E KRIZËS

E Premte, 10.31.2014, 11:08am (GMT+1)



Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partisë që nga zgjedhjet e 8 qershorit doli e dyta përnda numri i deputetëve, por që pas zgjedhjeve ndërtoi një koalicion me AAK-në,  Nismën dhe Vetëvendosjen, një numër të mjaftueshëm deputetësh për të ndërtuar institucionet, përmes rrjetit social Facebook ka rikujtuar sot pesëmujorin nga ai fillim, që ende s'e ka gjetur fundin.

Po e japim të plotë postimin e tij:

Po përfundojnë pesë muaj nga Marrëveshja e LDK-së me AAK-në dhe Nismën , të cilës më vonë iu bashkëngjitë edhe Lëvizja VV dhe përpjekjes sonë, që duke respektuar procedurat demokratike, si shumicë parlamentare të konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos ta njohur vullnetin e shumicës në Kuvend dhe për t'ia adresuar të drejtën vetëm PDK-së për propozim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, krijoi një situatë në të cilën koalicioni parazgjedhor në krye me PDK-në ka bllokuar vendin, sepse në mungesë të votave nuk po procedon me vazhdimin e seancës konstiutive të Kuvendit, kurse koalicioni paszgjedhor në krye me LDK-në i ka votat, por Gjykata ia ka mohuar të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi bërë përpjekje që edhe në vendin tonë të aplikohen standarde të sistemit demokratik parlamentar, ku shumica parlamentare vendosë. Por vendi ka mbetur peng i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kurse LDK dhe as subjektet e tjera të koalicionit paszgjedhor, edhe pse kanë kërkuar zgjidhje të arsyeshme, kanë respektuar institucionet e vendit si shprehje e kulturës së tyre shtetërore.

Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Asnjë parti dhe koalicion parazgjedhor nuk ka arritur shumicën që të formojë institucionet. Koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe marrëveshja me VV kanë siguruar shumicën parlamentare.

Me këtë shumicë ne mund të konstituojmë qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me përkrahje të deputetëve të partive joshumicë do të arrijmë 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Objektivi ynë është që të bëjmë ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit. Ky është objektiv që iu përkushtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partneritetit tonë ndërkombëtar. Prandaj, duke respektuar fuqinë e votës dhe përkushtimin e deritanishëm të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe VV si dhe vullnetin e partive joshumicë, ne mund dhe duhet t'ia ofrojmë Kosovës një qeveri stabël dhe efikase.

Në ditët në vijim do të mbajmë konsultat me degët dhe organet e LDK-së si dhe me partnerët tanë të koalicionit në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme për shumicën dhe për Kosovën. Vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, vendi ka nevojë të ketë zgjidhje. Prandaj, të gjithë ne duhet të reflektojmë karshi gjendjes së krijuar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIZA NË KOSOVË LË JAHJAGËN PA SHKUAR NË BEOGRAD (10.31.2014)
LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA (10.31.2014)
ZËRI I AMERIKËS, ADRIATIK LLALLA - SYNOJMË TË GODASIM KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (Intervistë) (10.31.2014)
MINISTRJA KODHELI TAKON SEKRETARIN E MBROJTJES TË SHBA (10.31.2014)
SEKRETET E EULEX-it KANË PËRFUNDUAR NË ZYRAT E AGJENCISË SË INTELIGJENCËS DHE SIGURISË TË SERBISË - BIA (10.31.2014)
TEUTA SAHATQIJA THOTË SE LDK NUK E PËRFILL IDENË E VETËVENDOSJES PËR PROTESTA (10.30.2014)
EULEX NËN HETIME (10.30.2014)
KOSOVË - PRIJËSIT FETARË, MESAZHE PËR TOLERANCË DHE BASHKËJETESË (10.30.2014)
OSBE - TË LEJOHET REGJISTRIMI I KOMUNITETEVE FETARE NË KOSOVË (10.30.2014)
VLAN INSISTON PËR MBAJTJEN E SEANCËS - MOHON RIDIZAJNIMIN (10.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]