HARADINAJ MERR MBËSHTETJEN E PLOTË TË AAK
E Premte, 10.31.2014, 04:18pm (GMT+1)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, takoi sot forumin e zgjeruar të partisë, Kryesinë dhe kryetarët e degëve, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale, situatën e gjithëmbarshme politike dhe ndërtimin e institucioneve të vendit.
Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në angazhimet e tij, bashkë me koalicionin e shumicës parlamentare, për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit, konform marrëveshjen së partnerëve të koalicionit.
Kryetari Haradinaj edhe një herë konfirmoi qëndrimet e deritashme të koalicionit të shumicës dhe vendosmërinë që konform marrëveshjes ta përmbyllin procesin për ndërtimin e institucioneve të vendit.
www.voal-online.ch
|