E Mërkurë, 04.24.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
REFORMA NË DREJTËSI MUND TË PREKË KUSHTETUTËN

E Premte, 10.31.2014, 06:26pm (GMT+1)


"Reforma duhet të ecë përmes konsultimeve dhe mbështetjes së të gjithë aktorëve - tha ambasadori amerikan Arvizu. - Ajo nuk duhet politizuar".

Zyrtarët në Tiranë po hedhin hapat e parë në reformën e sistemit gjyqësor. Ministria e drejtsisë dhe parlamenti po përgatitin strukturat këshillimore, që do të mbledhin propozimet dhe do të konsultohen me Komisionin e Venecias. Ambasadori i SH.B.A.-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu deklaroi sot se procesi duhet të përfshijë të gjitha palët dhe nuk duhet politizuar. Ndërsa ministri i drejtësisë, Nasip Naço tha se reforma do t'i prekë të gjitha institucionet e drejtësisë dhe do të ndryshojë Kushtetutën.

Diplomatët amerikanë pohuan sot se reforma në drejtësinë shqiptare është detyrë kryesore dhe një nga kërkesat e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, deklaroi se reformat në sistemin gjyqësor duhet ta mjekojnë sistemin dhe askush të mos e shohë si një rast për të arritur synime politike dhe për të ndryshuar personat nëpër zyrat. Në konferencën e ministrisë së drejtësisë për një gjyqësor të pavarur dhe profesional, ambasadori Arvizu theksoi se reforma duhet të jetë e matur, gjithëpërfshirëse dhe jopolitike.

"Reforma duhet të ecë përmes konsultimeve dhe mbështetjes së të gjithë aktorëve përkatës - tha ambasadori Arvizu. - Krahas udhërrëfyesit të BE-së, duhet pjesëmarrja e Komisionit të Venecias. Që reforma të jetë e suksesshme duhen hedhur hapat të matur, sepse reforma në gjyqësor është një maraton dhe jo një vrap shpejtësie".

Ai tha se procesi nuk duhet politizuar. Por duhet të ecë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe rezultati është një Shqipëri më e mirë për të gjithë. "SHBA nxit të gjithë palët për të dhënë ndihmesën në suksesin e kësaj reforme" - tha ambasadori Arvizu. Po ashtu ministri i drejtësisë Nasip Naço tha se reforma do të prekë Gjykatën e Lartë, KLD dhe shkollën e magjistraturës, dhe se për çdo hap do të kërkohet ndihma e afërt e Komisionit të Venecias.

Në konferencë mori pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili shprehu mbështetjen për këtë reformë, që ai e vlerëosi si një nevojë të ngutshme. Zoti Zaganjori tha se reforma ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë.

Organizatorët e reformës nga qevria dhe parlamenti pohuan se të gjitha palëve do t'u krijohet mundësia dhe koha e nevojshme për të dhënë ndihmesën e tyre në këtë proces. Gjykatat vlerësohen si një nga sektorët më problematikë të jetës së Shqipërisë. Dy anwtarë të KLD u shkarkuan seancën e fundit të parlamentit, por ndërrimi i njerëzve është vetëm pjesa më e vogël e reformës, që do të rishikojë të gjitha strukturat dhe varësinë e tyre nga Kushtetuta.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË TIRANË SELIA E FONDIT PËR BALLKANIN (10.31.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LAN DREJT RISHIKIMIT TË MARRËVESHJES (10.31.2014)
HARADINAJ MERR MBËSHTETJEN E PLOTË TË AAK (10.31.2014)
ISA MUSTAFA PARALAJMËRON DIALOG BRENDA PARTISË DHE KOALICIONIT PËR TEJKALIMIN E KRIZËS (10.31.2014)
KRIZA NË KOSOVË LË JAHJAGËN PA SHKUAR NË BEOGRAD (10.31.2014)
LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA (10.31.2014)
ZËRI I AMERIKËS, ADRIATIK LLALLA - SYNOJMË TË GODASIM KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (Intervistë) (10.31.2014)
MINISTRJA KODHELI TAKON SEKRETARIN E MBROJTJES TË SHBA (10.31.2014)
SEKRETET E EULEX-it KANË PËRFUNDUAR NË ZYRAT E AGJENCISË SË INTELIGJENCËS DHE SIGURISË TË SERBISË - BIA (10.31.2014)
TEUTA SAHATQIJA THOTË SE LDK NUK E PËRFILL IDENË E VETËVENDOSJES PËR PROTESTA (10.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]