VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT NESËR PROTESTË NË LONDËR KUNDËR UEFA-s

E Premte, 10.31.2014, 09:53pm (GMT1)



LONDER - Shqiptarët e Britanisë së Madhe janë ende të indinjuar me vendimin e padrejtë të UEFA-s, në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre më 14 tetor 2014 në Beograd për shkak të dhunës së vendësve ndaj skuadrës sonë.

Për këtë arsye, shqiptarët që jetojnë në atë vend, kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish më 1 nëntor. Protesta do të mbahet në Londër, përballë ndërtesës ku gjendet zyra e Komisionit Europian.

Mesazhi kryesor i protestuesve do të jetë se racizmi dhe dhuna nuk kanë vend në sport dhe se UEFA e ka injoruar tërësisht racizmin serb.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.