E Enjte, 04.25.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KODHELI - MODERNIZIMI I USHTRISË SHQIPTARE, NJË PROCES I GJATË, ME NDIHMËN AMERIKANE

E Premte, 10.31.2014, 11:00pm (GMT+1)


Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë për një vizitë zyrtare Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli, e cila është takuar me zyrtarë të lartë amerikanë: me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel, me ndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, zonjën Victoria Nuland... Zonja Kodheli ishte e ftuar në studion e Ditarit për një bisedë.

"‹"‹Zëri i Amerikës: Zonja Kodheli, ju jeni takuar me zyrtarë të lartë amerikanë, a mund të na njihni pak me bisedimet që keni patur me ta?

Ministrja Mimi Kodheli: Jam e nderuar që jam këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç e thatë edhe ju, me ftesë të Sekretarit të Shtetit Chuck Hagel, takim të cilin e përmbyllëm me sukses dje, ndërkohë siç edhe ju e përmendët, Ndihmës sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland, pati një takim me mua, por njëkohësisht unë drejtova edhe bisedimet dy-palëshe midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Departamentit të Mbrojtjes për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje, e cila më rezulton të jetë më e suksesshme se çdo herë tjetër.

Zëri i Amerikës: Zonja Kodheli, Shqipëria është bërë pjesëtare e koalicionit kundër ISIL-it dhe ka kontribuar deri tani me armatime dhe me municione, a pritet të ketë një angazhim tjetër të Shqipërisë si anëtare e koalicionit?

Ministrja Mimi Kodheli: Në fakt Shqipëria e hapi rrugën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ajo që Sekretari Hagel tha dje ishte me të vërtetë për t'u vlerësuar, sepse ai tha se edhe një vend i vogël si Shqipëria, mund të jetë një model, mund të jetë shembull, mund te hapi një rrugë të një procesi që jo domosdoshmërisht që në fillimet e tij ishte një proces i suksesshëm; nuk dihej se si do të veprohej në kushtet kur dihej masakra që kishte filluar mbi popullsinë kurde por jo vetëm; për shkak të ISIS-it dhe ISIl-it dhe një situatë krejt e paqartë solli të nevojshme këtë bashkëpunim të ngushtë, urgjent, të rëndësishëm, i cili përfshiu jo vetëm Shqipërinë, e cila u përgjigj menjëherë dhe në një kohë thuajse rekord mundi të plotësonte më shumë se 70-80 për qind të të gjithë nevojave të momentit, në suport të qeverisë së Irakut, por edhe të kurdëve dhe peshmergave. Aleatët e tjerë në NATO, por edhe partnerët, ndihmuan, suportuan Shqipërinë në transportimin e municioneve dhe të armatimit, por gjithashtu  u bënë pjesë e asaj për të cilën Shqipëria mori vlerësime të mëdha, të jashtëzakonshme.

Zëri i Amerikës: Siç thatë dhe ju, ISIL është një grup terrorist dhe në shumicën e vendeve, të cilat janë bërë pjesëtare të koalicionit, ka patur një debat lidhur me rrezikun që paraqitet në këto vende për sulme terroriste nga ky grup terrorist. A shqetësoheni ju për një rrezikshmëri të tillë edhe në Shqipëri?

Mimi Kodheli: Sigurisht që po, e para është se Shqipëria është një vend në NATO dhe të gjitha vendet e NATO-s janë të rrezikuara; e dyta, Shqipëria rri gjeografikisht në një vend, siç është Ballkani Perëndimor, ku për fat të keq shoqëria prodhon ushtarë, të cilët shkojnë për të luftuar në Siri, apo gjetiu, pa e ditur përse po e bëjnë këtë dhe në emër të kujt po e bëjnë këtë. Nuk mund asnjëherë që kjo të jetë e ardhmja e qytetërimeve tona.  Nuk mund kurrë që në emër të zotit, apo të fesë,  ne të mund të kemi përpara syve tanë pamje të një masakre barbare si në këto momente. Shqipëri punon çdo ditë që të ketë nën kontroll të ashtuquajturit "foreign fighters" dhe sigurisht, të ketë nën kontroll sigurinë e qytetarëve tanë kudo që janë; por pa dyshim, të mund të bashkëpunojnë me aleatët, apo me partnerët në NATO, si në rajon, apo më gjerë, në mënyrë që kostot e kësaj përgjigjeje ndaj kësaj organizate të mund të jenë sa më të vogla. Kur flas për kosto, flas për kostë në jetë, siç flas për kosto monetare, siç flas për përgjigjen që i duhet dhënë këtij organizami, që sot për sot përbën realisht një problem serioz për sigurinë e Europës, për sigurinë e vendeve në NATO dhe pa dyshim, edhe për sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Pikërisht, duke patur parasysh këtë kosto, si dhe nevojën e modernizimit të ushtrisë shqipatre si një vend anëtar i NATO- si do të mund të realizohet kjo, a mund të përballohet nga buxheti i shtetit?

Ministrja Mimi Kodheli: Ju falendero për pyetje, në fakt, kjo ishte edhe një nga temat e takimit me Sekretarin Hagel. Po, modernizimi i forcave tona të armatosura është në top listën e prioriteteve tona. Ne kemi filluart tashmë ta bëjmë këtë gjë; po shkëputemi përfundimisht  nga armatimi i vjetër lindor, dhe jemi derejtuar tek armatimi i standarteve të NATO-s; bashkëpunimi është më se i frutshëm dhe ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake dhe të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqeruajtëse, kudo ku  ushtria amerikane është dhe kudo që ka padyshim forca të armatosura të çdo vendi në NATO. Është shumë e rëndësishme që ky të kuptohet si një proces i thjeshtë dhe që kërkon mbështetjen edhe të buxhetit. Unë jam personalisht e angazhuar në rritjen dhe në gjetjen e mënyrave  për të pasur sa më shumë të ardhura nga buxheti i shtetit, apo nga burime sekondare, në mënyrë që modernizimi i forcave tona të armatosura, trajnimi dhe edukimi i ushtarakëve tanë, i oficerëve tanë, të mund të sjellin në konkluzione pozitive dhe në këtë mënyrë ne të vazhdojmë të bëjmë detyrat tona sa fisnike, aq edhe kushtetuese, qoftë kjo brenda përbrenda vendit, apo në arenën ndëkrombëtare.

Zëri i Amerikës: Ju keni biseduar me Sekretarin Hagel dhe i keni kërkuar atij ndihmë dhe mbështetjen amerikane në këtë proçes të modernizimit të ushtrise shqiptare. A keni marrë një angazhim konkret nga pala amerikane?

Ministrja Mimi Kodheli: Për fat të mirë po. Kjo tregon më shumë besim tek Ministria e Mbrojtjes dhe tek forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë; pa dyshim tregon më shumë besim në përgjithësi tek qeverisja e re shqiptare, ndaj unë e falenderoj edhe një herë publikisht, edhe nga ekrani juaj Departamentin e Mbrojtjes për gjithshka ka bërë edhe në këtë moment, në mënyrë të veçantë Sekretarin Hagel dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, edhe në fusha të tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të jemi pjesë integrale e misioneve të përbashkëta, e trupave që bashkarisht luftojmë në të njëjtin front dhe sigurisht, që sigurojmë në këtë mënyrë me kosto më të ulëta një siguri më të madhe. Fushat janë disa, i përmendëm dhe i rrahëm mendimet edhe gjatë bisedimeve dy-palëshe, por edhe gjatë takimit me Sekretarin e Mbrojtjes. Modernizimi sapo ka filluar mirëfilli, do të vazhdojë të jetë një proces i gjatë, dhe sigurisht, që SHBA në këtë proces kanë rol kryesor. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT NESËR PROTESTË NË LONDËR KUNDËR UEFA-s (10.31.2014)
REFORMA NË DREJTËSI MUND TË PREKË KUSHTETUTËN (10.31.2014)
NË TIRANË SELIA E FONDIT PËR BALLKANIN (10.31.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LAN DREJT RISHIKIMIT TË MARRËVESHJES (10.31.2014)
HARADINAJ MERR MBËSHTETJEN E PLOTË TË AAK (10.31.2014)
ISA MUSTAFA PARALAJMËRON DIALOG BRENDA PARTISË DHE KOALICIONIT PËR TEJKALIMIN E KRIZËS (10.31.2014)
KRIZA NË KOSOVË LË JAHJAGËN PA SHKUAR NË BEOGRAD (10.31.2014)
LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA (10.31.2014)
ZËRI I AMERIKËS, ADRIATIK LLALLA - SYNOJMË TË GODASIM KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (Intervistë) (10.31.2014)
MINISTRJA KODHELI TAKON SEKRETARIN E MBROJTJES TË SHBA (10.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]