E Premte, 04.26.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
CHRIS MURPHY - SHBA TË RIANGAZHOHET NË BALLKAN, RUSIA ËSHTË TE PORTA

E Shtunë, 11.01.2014, 08:01am (GMT+1)



Përballë kërcënimit rus në lindje të Evropës, amerikanët duket se do të rikthejnë përsëri sytë nga Ballkani. Në një fjalim në Uashington të mbajtur këtë të premte, senatori amerikan Chris Murphy i përcolli administratës amerikane mesazhin se paqja në rajon është ende e brishtë dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të rikthejnë vëmendjen në Ballkan, edhe për t'i bërë kontrast Rusisë.

"Para 15 vjetësh vëmendja e SHBA u fokusua në Ballkanin e përfshirë nga lufta dhe presidenti Clinton ndërhyri. Por pas 11 shtatorit vëmendja u zhvendos dhe ka rënë vit pas viti. Ballkani meriton vëmendjen amerikane", tha Murphy.  Murphy, që është dhe nënkryetar i Senatit për çështjet e Evropës, foli në qendrën e Marrëdhënieve Euro-Atlantike në Uashington, ku komentoi edhe ndeshjen Serbi-Shqipëri. "Paqja që ka zgjatur për një dekadë nuk duhet marrë si diçka e natyrshme, pasi një ndeshje futbolli bëri që dy kryeministra të shtynin vizitën historike", nënvizoi ai.

Senatori vuri në dukje se një tjetër faktor i rëndësishëm pse Uashingtoni duhet të kthejë sërish sytë nga Ballkani është edhe rekrutimi i xhihadistëve.

"Amerika duhet t'i kushtojë vëmendje rritjes së numrit të luftëtarëve të huaj që rekrutohen në Ballkan për në Irak. Në Kosovë njerëzit nuk dallohen nga përkatësia fetare, por ajo etnike. Por kohët e fundit në Kosovë, sikurse në të gjithë Ballkanin, ka hyrë paraja e rekrutuesve të terrorizmit", tha Murphy, për të shtuar se, ndërkohë që SHBA po tërhiqen nga rajoni, Rusia po pret tek porta.

"Ka një shtim të ndikimit rus në Ballkan, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, ku Rusia po përpiqet të investojë në media dhe pasuri të patundshme. Shtetet e Bashkuara mund të kenë avantazhe të mëdha në Ballkan. Ato mund të rivendosin misionin USAID dhe të investojnë në bursa për studentët. Gjithashtu, NATO duhet t'i ofrojë anëtarësimin Malit të Zi, që do ishte një lëvizje e mirë për t'i bërë ballë Rusisë", theksoi Murphy. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KODHELI - MODERNIZIMI I USHTRISË SHQIPTARE, NJË PROCES I GJATË, ME NDIHMËN AMERIKANE (10.31.2014)
SHQIPTARËT NESËR PROTESTË NË LONDËR KUNDËR UEFA-s (10.31.2014)
REFORMA NË DREJTËSI MUND TË PREKË KUSHTETUTËN (10.31.2014)
NË TIRANË SELIA E FONDIT PËR BALLKANIN (10.31.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LAN DREJT RISHIKIMIT TË MARRËVESHJES (10.31.2014)
HARADINAJ MERR MBËSHTETJEN E PLOTË TË AAK (10.31.2014)
ISA MUSTAFA PARALAJMËRON DIALOG BRENDA PARTISË DHE KOALICIONIT PËR TEJKALIMIN E KRIZËS (10.31.2014)
KRIZA NË KOSOVË LË JAHJAGËN PA SHKUAR NË BEOGRAD (10.31.2014)
LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA (10.31.2014)
ZËRI I AMERIKËS, ADRIATIK LLALLA - SYNOJMË TË GODASIM KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (Intervistë) (10.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]