E Enjte, 03.28.2024, 05:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
'REPORTERËT PA KUFIJ' KRITIKOJNË EULEX-in
Organizata shfaqi shqetësimin për trysninë e EULEX-it ndaj gazetarit që publikoi dokumente që hedhin dyshime për korrupsion në radhët e këtij misioni

E Shtunë, 11.01.2014, 09:34am (GMT+1)




Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, "Reporterët pa kufij", reagoi pas shqetësimeve të ngritura nga shoqatat e gazetarëve në Kosovë për, siç thuhet, trysninë që zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, i kanë bërë gazetarit të "Kohës Ditore", Vehbi Kajtazi, pas publikimit të një serie shkrimesh për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion.

Në reagimin e organizatës thuhet se një veprim i tillë është çështje serioze brenda misionit të Bashkimit, synimi i të cilit është të ndihmojë rivendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të nxisë respektin për vlerat demokratike evropiane.

"Duke i bërë trysni një gazetari hulumtues, misioni i EULEX-it po vepron në kundërshtim me parimet themelore të Bashkimit Evropian për lirinë e informimit", citohet të ketë thënë sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Christopher Deloire.

Sipas tij, "EULEX-i ka humbur një pjesë të konsiderueshme të besueshmërisë dhe ka dërguar sinjale të forta negative për udhëheqësit lokalë. Pse ata do të mendoheshin dy herë për t'u bërë trysni gazetarëve tash e tutje në qoftë se BE-ja, që supozohet se duhet ta udhëheqë Kosovën në rrugën e normave demokratike, mendon se mund t'i kërcënojë ata me përndjekje?", citohet të ketë thënë ai.

Gazetari Vehbi Kajtazi, tha se është gjetur nën trysni për të mos botuar shkrimet dhe është kërcënuar se mund të ndiqet penalisht për botimin e dokumenteve që kanë rrjedhur nga EULEX-i.

Zyrtarët e këtij misioni mohuan të kenë ushtruar trysni ndaj gazetarit, ndërsa thanë se janë duke hetuar dyshimet se zyrtarë të tij mund të kenë marrë para në këmbim të lirimit të disa të akuzuarve për vepra penale.

Zyrtarë të EULEX-it besojnë se dokumentet kanë rrjedhur nga prokurorja britanike e këtij misioni Maria Bamieh, e cila është pezulluar nga puna dhe ndaj saj thuhet se ka filluar një proces i hetimeve administrative.

Zyrtarët e EULEX-it thanë se dyshimet e hedhura nga zonja Bamieh, janë shqyrtuar në tërësi që nga viti 2013. Ajo ka hedhur dyshime se gjykatësi i këtij misioni Francesco Flori, ka marrë 300 mijë euro për të hedhur poshtë akuzat për vrasje. Gjykatësi Flori ka mohuar një gjë të tillë.

Bashkimi Evropian i ka hequr pjesërisht imunitetin zotit Flori për të mundësuar përparimin e hetimeve, ndërkaq ka dërguar në Kosovë një zyrtar të lartë të misioneve civile që në bashkëpunim me shefin e EULEX-it të analizojë situatën e krijuar pas pohimeve për korrupsion brenda misionit.

Në Bruksel thonë se edhe shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian Frederica Mogherini do të trajtojë me seriozitet çështjen sikurse edhe shefja e deritashme Catherine Ashton e cila në mesnatë përfundoi mandatin ne saj.

Zyrtarë të EULEX-it besojnë se megjithatë,  zhvillimet e fundit nuk do të dëmtojnë imazhin e as besimin e misionit të tij.

Misioni i EULEX-it, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton rastet e krimeve te luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndjeshme për t'u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CHRIS MURPHY - SHBA TË RIANGAZHOHET NË BALLKAN, RUSIA ËSHTË TE PORTA (11.01.2014)
KODHELI - MODERNIZIMI I USHTRISË SHQIPTARE, NJË PROCES I GJATË, ME NDIHMËN AMERIKANE (10.31.2014)
SHQIPTARËT NESËR PROTESTË NË LONDËR KUNDËR UEFA-s (10.31.2014)
REFORMA NË DREJTËSI MUND TË PREKË KUSHTETUTËN (10.31.2014)
NË TIRANË SELIA E FONDIT PËR BALLKANIN (10.31.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LAN DREJT RISHIKIMIT TË MARRËVESHJES (10.31.2014)
HARADINAJ MERR MBËSHTETJEN E PLOTË TË AAK (10.31.2014)
ISA MUSTAFA PARALAJMËRON DIALOG BRENDA PARTISË DHE KOALICIONIT PËR TEJKALIMIN E KRIZËS (10.31.2014)
KRIZA NË KOSOVË LË JAHJAGËN PA SHKUAR NË BEOGRAD (10.31.2014)
LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA (10.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]