VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJURIQ - NË VERI TË KOSOVËS JANË ADMINISTRATA DHE INSTITUCIONET E SERBISË, ASHTU DO TË JENË EDHE NË TË ARDHMEN

E Martë, 11.18.2014, 11:57am (GMT1)



Nuk do të ketë largim nga puna për serbët në veri të Kosovës, thotë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën.

 ''Funksionimi i organeve të përkohshme në veri të Kosovës nuk ka qenë pjesë e negociatave as me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit e aspak saj", ka thënë duke u përgjigjur në pyetjen sa a do të pasojë largimi nga puna i 2.000 serbëve në veri të Kosovës që punojnë në ndërmarrjet lokale dhe financohen nga buxheti lokal në bazë të Marrëveshjes së Brukselit," transmeton Koha.net

Gjuriq ka përkujtuar se në bazë të Marrëveshjes së Brukselit janë mbajtur zgjedhjet në veri dhe sipas tyre janë zgjedhur edhe prefektët.

''Pra kemi institucionet dhe administratën e Republikës së Serbisë të cilat në një periudhë të ardhme do të mbeten ashtu si janë ", ka theksuar Gjuriq.

Ai ka sqaruar se sivjet, për herë të parë, krahas buxhetit të komunave, është edhe buxheti nga Prishtina.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.