VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FAJON - MEDIAT NË BALLKANIN PERËNDIMOR NË GJENDJE MË TË KEQE SE PARA DY DEKADAVE

E Martë, 11.18.2014, 07:06pm (GMT1)



Gjendja e mediave në Ballkanin Perëndimorë është me e keqe se sa para dy dekadave, ndërsa gazetarëve patjetër duhet të u sigurohen kushte për punë normale, tha deputetja e parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

"Liria është e drejta themelore e njeriut dhe Parlamenti Evropian është i detyruar që ta mbrojë," tha Fajon në një minikonferencë për mediat në Bruksel, ku morën pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.

Të gjithë të pranishmit ranë dakord se mediat në rajon janë nënshtruar jo vetëm presioneve politike, por edhe presioneve financiare e cila demton seriozisht informimin objektiv.

Fajon tha se do të angazhohet që Parlamenti Evropian ta instensifikojë bashkëpunimin me sindikatat e gazetarëve dhe shoqatat në rajon.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.