VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ITALI-SHQIPËRI 1-0, NJË MIQËSORE E BUKUR

E Martë, 11.18.2014, 11:01pm (GMT1)

Italia ka dalë fituese në miqësoren ndaj Shqipërisë që sonte tregoi edhe një herë se mund të rrezikojë edhe kombëtaret më të forta evropianëve.

Golin e vetëm italianët e realizuan nëpërmjet Okakas në minutën e 80, mirëpo deri në ato momente Shqipëria me një mbrojte të mirë, sidomos me performancat e mira të portierit Etrit Berisha, tregoi se nuk është ekip për tu nënvlerësuar.

Në fillim të pjesës së dytë për Italinë rrezikoi Giovinco, por tentimin e tij e priti me lehtësi Berisha që sonte tregoi një formë të jashtëzakonshme.

Po zhvillohej minuta e 50 kur pas presionit të kuqezinjve gaboi portieri Sirigu, i cili nuk e largoi mirë topin për t'ia mundësuar Lenjanit një rast të mirë, por ai nuk arriti ta kontrollojë topin mirë për ta bllokuar mbrojtësit italianë.

Dhjetë minuta më vonë Italia nisi një aksion të mirë nëpërmjet Cercit që pasoi te Destro, i cili gjuajti, por goditja e tij kaloi pranë portës së Berishës.

Menjëherë pasoi kundërsulmi i shqiptarëve dhe përsëri përmes Sokol Cikalleshit që përsëri goditja e tij përfundoi në duart e Sirigus.

Cerci në kundërsulmin tjetër rrezikoi me një goditje dinake që si zakonisht përfundoi në duart e Berishës.

Berisha edhe një herë shfaqi cilësitë e tij kur në minutën e 70 me një pritje të mrekullueshme nuk lejoi golin nga Stefano Okaka.

Për pesë minuta u ndalua loja shkaku i lëndimit të Elseid Hysajt dhe këtë e shfrytëzuan dy-tre tifozë shqiptarë që pushtuan fushën.

Në minutën e 82-të kapitulloi portieri Berisha. Okaka realizoi me kokë pas harkimit nga këndi, duke mposhtur portierin shqiptar që u bëri ballë dhjetëra sulmeve të italianëve deri në momentin e pësimit të golit.





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.