E Premte, 03.29.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINË - SOT VENDOSET KUSH DO TË JETË NË QEVERI DHE KUSH NË OPOZITË

E Mërkurë, 11.19.2014, 09:38am (GMT+1)


Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendosë se a do të qëndrojë me bllokun pas zgjedhor (L) AN-in apo eventualisht do t'i bashkohet PDK-së për t'i krijuar institucionet e reja të vendit.

LDK, dje, përmes nënkryetarit të vet Lutfi Haziri ka theksuar se marrëveshja e 10 qershorit mes LDK-AAK-Nisma, ose duhet të zbatohet në tërësi ose ajo është e pazbatueshme.

Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur një ditë më parë, nënkryetari i LDK, Haziri, deklaroi se posti i kryeministrit po bisedohet intensivisht që t'i takoj LDK-së, sepse me marrëveshjen e 10 qershorit janë marr vesh që postin ta merr për mandat Ramush Haradinaj, por marrëveshja nuk është implementuar si e tillë.

Për një qëndrim të tillë LDK ka marrë mbështetje edhe nga kryetarët e degëve, por këta të fundit kanë kundërshtuar një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.


Mustafa thirret te ndërkombëtarët për rolin e LDK së në krijimin e institucioneve


Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në qeverisjen e vendit, shkruan lideri i saj, Isa Mustafa, por me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale", ka shkruan Mustafa në Facebook.

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vendosë lidhur me rolin e vet konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Mustafa ka shkruar në Facebook:

"Anëtarë të nderuar të LDK-së

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën do të vendosim të krijojmë mundësitë që, në harmoni me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kritereve të deklaruara nga presidentja e vendit dhe miqtë tanë ndërkombëtar, ta konstituojmë sa më shpejtë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të zgjedhim Qeverinë.

Në këtë proces Lidhja Demokratike e Kosovës ka një rol vendimtar. Këtë rol ne do ta realizojmë me marrje të përgjegjësisë, me sjellje të përgjegjshme dhe demokratike brenda forumit më të lartë të LDK-së, duke pasur parasysh situatën shumë të rëndë në të cilën po kalon Kosova, përkrahjen që e kemi nga Partitë Popullore Evropiane, në familjen e të cilave tani jemi, si dhe partneritetin, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat kanë dhënë kontribut historik në çlirimin e vendit tonë dhe në ndërtimin e tij demokratik.
Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në këtë proces dhe në qeverisjen e vendit, me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. LDK, si gjithherë në situate të tilla, do të vej interesin e vendit në plan të parë dhe do të reflektojë fuqinë dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe drejtimin e institucioneve të vendit.

LDK është vetëdijshme për klimën politike brenda anëtarësisë dhe strukturave të saj dhe për shumë vërejtje për qeverisjen e deritanishme të vendit. Ne shprehim përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë. I mbetemi besnik parimit se uniteti dhe vlerat e LDK-së, kur janë në pyetje interesat madhore të vendit, vazhdojnë të shprehen si sinteze e një kulture demokratike të krijuar për shumë vite e jo të zërave të cilat kanë logjikë të interesave lokale apo promovimeve personale.

LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

Qasja jonë do të jetë pozitive dhe konstruktive ndaj gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë me ne për të përballuar shumë probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë dhe për të krijuar e forcuar ura bashkëpunimi e integrimi në Bashkimin Evropian".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISKRIMINIMI I PAKICAVE ROME NË SHQIPËRI (11.19.2014)
SHQIPËRI - PËRMBYTJE NGA SHIRAT, 3 NJERËZ HUMBIN JETËN (11.19.2014)
ITALI-SHQIPËRI 1-0, NJË MIQËSORE E BUKUR (11.18.2014)
DEUTSCHE WELLE - KRIZA NË KOSOVËS ËSHTË ARTIFICIALE (11.18.2014)
NAIM RASHITI - KOSOVA DREJT NJË QEVERIE TEKNIKE (Intervistë) (11.18.2014)
FAJON - MEDIAT NË BALLKANIN PERËNDIMOR NË GJENDJE MË TË KEQE SE PARA DY DEKADAVE (11.18.2014)
ANGELA MERKEL - NUK HABITEM NËSE SERBIA HAP NJË KONFLIKT TË RI (11.18.2014)
KRYEMINISTRI I RI I KOSOVËS - MES LDK DHE AAK (11.18.2014)
GJURIQ - NË VERI TË KOSOVËS JANË ADMINISTRATA DHE INSTITUCIONET E SERBISË, ASHTU DO TË JENË EDHE NË TË ARDHMEN (11.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - VLAN MUND TË NDAHET, MUND TË KETË RRESHTIME TË REJA POLITIKE (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]