E Enjte, 03.28.2024, 06:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FËMIJËT NË SHQIPËRI NDESHEN ME ABUZIMIN, DHUNËN, TRAFIKIMIN, VARFËRINË DHE DISKRIMINIMIN NGA SHOQËRIA

E Mërkurë, 11.19.2014, 07:30pm (GMT+1)


Në 25 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve organizatat "Save the Children" dhe "Terre des Homme" publikuan një studim mbi gjendjen problematike të fëmijëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. Studimi theksoi se fëmijët ndeshen me abuzimin, dhunën, trafikimin, varfërinë dhe diskriminimin nga shoqëria.

Sistemi i mbrojtjes sociale vlerësohet se nuk është i aftë të zbulojë dhe të plotësojë nevojat e fëmijëve shqiptarë, sidomos atyre që janë në emigrim të brendshëm dhe rajonal. Gjendja e të drejtave të fëmijëve mbetet e rëndë; ata shfrytëzohen, keqtrajtohen, nënvlerësohen dhe përjashtohen nga shoqëria.

Sipas studimit, në Shqipëri shkelen ligjet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, në Kosovë nuk është miratuar ende ligji për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në Greqi shkeljet vijnë prej statusit të paqartë të prindërve emigrantë. Shqipëria ka miratuar dekadën e fundit një sërë ligjesh, strategji dhe dokumenta të tjera që sigurojnë fëmijët, megjithatë mungon zbatimi i tyre dhe mbrojtja e saktë dhe sistematike e fëmijëve, aq më pak integrimi dhe gjithëpërfshirja e tyre.

Fëmijët që vuajnë në Shqipëri u përkasin kryesisht familjeve me probleme sociale dhe ekonomike, nga zonat rurale apo grupet e përjashtuara nga shoqëria si pakicat rome dhe egjiptase. Megjithatë, kush e kush më pak të gjithë fëmijët vuajnë të njëjtat probleme në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Sipas të dhënave të fundit, punësimi i fëmijëve në Shqipëri është rreth për qind, ndërsa lypsaria është në rritje sidomos tek romët dhe egjiptas; vetëm në Tiranë dhe Durrës janë 600 fëmijë, që lypin, dhe po aq janë regjistruar në Kosovë. Po ashtu, nga 138 viktima te trafikimit që janë marrë në mbrojtje nga instutucionet shtetërore, 26 ishin fëmijë.

Në emigrimin e brendshem 50 për qind e banorëve kanë lëvizuar drejt Tiranës e Durrësit ndërsa në emigrimin e jashtëm 50 për qind u zhvendosën drejt Greqisë dhe 35 për qind drejt Italisë. Kjo lëvizje e madhe demografike solli mungesa të po aq të mëdha me regjistrimin e fëmijëve, arsimimin dhe mjekimin e tyre.

Tashmë një numër jo i vogël, rreth 22 mijë fëmijë janë kthyer në Shqipëri nga emigracioni bashkë me familjet e tyre, duke sjellë kështu me vete sfidën kryesore për institucionet qendrore dhe vendore, riintegrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI - DËNOHET ISH MINISRI I BRENDSHËM BOSHKOVSKI (11.19.2014)
DITA E ALFABETIT SHQIP - DITË PUSHIMI PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI (11.19.2014)
PRISHTINË - SOT VENDOSET KUSH DO TË JETË NË QEVERI DHE KUSH NË OPOZITË (11.19.2014)
DISKRIMINIMI I PAKICAVE ROME NË SHQIPËRI (11.19.2014)
SHQIPËRI - PËRMBYTJE NGA SHIRAT, 3 NJERËZ HUMBIN JETËN (11.19.2014)
ITALI-SHQIPËRI 1-0, NJË MIQËSORE E BUKUR (11.18.2014)
DEUTSCHE WELLE - KRIZA NË KOSOVËS ËSHTË ARTIFICIALE (11.18.2014)
NAIM RASHITI - KOSOVA DREJT NJË QEVERIE TEKNIKE (Intervistë) (11.18.2014)
FAJON - MEDIAT NË BALLKANIN PERËNDIMOR NË GJENDJE MË TË KEQE SE PARA DY DEKADAVE (11.18.2014)
ANGELA MERKEL - NUK HABITEM NËSE SERBIA HAP NJË KONFLIKT TË RI (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]