E Shtunë, 04.20.2024, 02:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ - QEVERISJA ME PDK-në: VETËVRASJE KOLEKTIVE PËR LDK-në

E Mërkurë, 11.19.2014, 11:10pm (GMT+1)



Donika Gërvalla-Schwarz - Ka mjaft rezistencë brenda LDK-së ndaj përpjekjes së Isa Mustafës për të shkelur premtimin e tij më të përsëritur gjatë fushatës zgjedhore. Premtimin që me të në krye nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Bashkëpunimi me PDK-në, e cila krimin dhe korrupsionin i ka shndërruar në mjete të preferuara të qeverisjes dhe politikës, paraqet për LDK-në as më shumë e as më pak sesa një vetëvrasje kolektive.

Ka pak shpresë se do të mund të shmanget në strategji e tillë. LDK-ja për Kosovën, megjithë devijimet e njëpasnjëshme, ka rolin më të rëndësishëm në ekuilibrin e vendit. Nuk jemi në vitin 2000, dhe as në vitin 2004, kur vendi përplasej me probleme krejt të tjera. Nëse LDK-ja shkon këtë herë në shtrat ose lejon që të tjerët ta dërgojnë në shtrat me PDK-në, atëherë ajo do të humbasë kredibilitetin edhe ashtu të lëkundur dhe si pasojë e kësaj, do të prishë ekuilibri shumë të brishtë të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë mund t'i duket praktik për momentin klikës politike, por për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte jo më pak se një katastrofë e vërtetë.

Kur dështon udhëheqja politike, atëherë populli duhet ta ndalë rrugën drejt humnerës. Rumunët na dëshmuan këto ditë se si mund të ndalet rrëzimi. Populli rumun, me votë të drejtpërdrejtë, zgjodhi një president, i cili me zell dhe korrektësi dëshmoi se si arrihet suksesi dhe kthehet shpresa. Ai i fitoi zemrat e rumunëve duke u bërë simbol i politikës që premton zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Isa Mustafa i ka shkaktuar LDK-së humbje të njëpasnjëshme. Tani duket sikur është nisur, me apo pa qëllim, t'i japë goditjen përfundimtare. Lidhja Demokratike e Kosovës vendos nesër për fatin e saj dhe për fatin e Kosovës. Këtë duhet ta ketë të qartë secili nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, pavarësisht se a i pëlqen apo jo. Ai që hesht bëhet bashkëfajtor. LDK-ja është molisur nga veprimtarë të saj, të cilët vrapojnë dhe bërtasin për t'u zgjedhur në pozicione drejtuese, mirëpo heshtin si në kohërat e vjetra, kur duhet ngritur zërin dhe thënë hapur mendimin. Ne mund ta çlirojmë Kosovën nga kanceri i krimit dhe korrupsionit, por nuk duhet të lejojmë që nga një bashkëpunim i tillë i paprincip me PDK-në të infektojmë vetveten./standardi.eu

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUSTAFA DHE THAÇI ARRIJNË MARRËVESHJE NË PRANI TË JAHJAGËS DHE JACOBSONIT (11.19.2014)
VETËVENDOSJE - NE JEMI PËR VLAN-in, SEPSE E DIMË SE ÇFARË I NDODH VENDIT KUR UDHËHEQ PDK-ja (11.19.2014)
FËMIJËT NË SHQIPËRI NDESHEN ME ABUZIMIN, DHUNËN, TRAFIKIMIN, VARFËRINË DHE DISKRIMINIMIN NGA SHOQËRIA (11.19.2014)
MAQEDONI - DËNOHET ISH MINISRI I BRENDSHËM BOSHKOVSKI (11.19.2014)
DITA E ALFABETIT SHQIP - DITË PUSHIMI PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI (11.19.2014)
PRISHTINË - SOT VENDOSET KUSH DO TË JETË NË QEVERI DHE KUSH NË OPOZITË (11.19.2014)
DISKRIMINIMI I PAKICAVE ROME NË SHQIPËRI (11.19.2014)
SHQIPËRI - PËRMBYTJE NGA SHIRAT, 3 NJERËZ HUMBIN JETËN (11.19.2014)
ITALI-SHQIPËRI 1-0, NJË MIQËSORE E BUKUR (11.18.2014)
DEUTSCHE WELLE - KRIZA NË KOSOVËS ËSHTË ARTIFICIALE (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]