E Enjte, 04.25.2024, 10:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJOSA OSMANI E QUAN FUND TË LDK-së KOALICIONIN ME PDK-në

E Mërkurë, 11.19.2014, 11:27pm (GMT+1)



Numri dy më i votuar në LDK, Vjosa Osmani, është shprehur kundër koalicionit me PDK-në, në mbledhjen që Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka mbajtur të mërkurën, para se Mustafa e Thaçi të bëjnë publike se janë marrë vesh për të udhëhequr vendin.

"Ky Këshill i Përgjithshëm, edhe para zgjedhjeve të 8 qershorit ka mandatuar kryetarin Isa Mustafa për Kryeministër. Këtë e kemi bërë pa asnjë dyshim dhe edhe sot shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit e përkrahim kryetarin e partisë për këtë post. POR JO ME ÇDO KUSHT. JO NË NJË KOALICION ME PDK-NË", ka shkruar Osmani, me shkronja të mëdha.

Dua t'i përmend sot para jush disa nga arsyet pse një koalicion i tillë, qoftë edhe me pozitën e Kryeministrit për LDK-në do të nënkuptonte fundin e partisë sonë, e rrjedhimisht edhe fundin e një alternative më të mirë për qeverisje.

Në fakt, besoj që ne të gjithë i dimë këto, sepse i kemi përsëritur qe 4 vite, që nga Kryetari e deri të anëtari i fundit i Këshillit, në të gjitha takimet që kemi pasur me elektoratin tonë. Më 29 korrik 2014 një ndër prokurorët më të njohur ndërkombëtarë, Clint Williamson, në raportin e publikuar rreth dyshimeve për krime të kryera, ndër të tjera tha: "Këta individë bartin përgjegjësinë për një kampanjë persekutimi të drejtuar edhe ndaj shqiptarëve që ata i konsideronin kundërshtarë politikë. Ata janë angazhuar në një kampanjë të vazhdueshme të dhunës dhe frikësimit kundër oponentëve politikë shqiptar, duke përfshirë kështu edhe akte të vrasjes, burgosjes ilegale dhe trajtimit çnjerëzor'", ka thënë Osmani, teksa ka shtuar se nëse dikush ka dyshim se për cilët individë bëhet fjalë, ju ftoj ta lexoni raportin e plotë të Williamsonit. Dhe derisa ne sot po vendosim për fatin e LDK-së, dje, në një nga Gjykatat e Kosovës një dëshmitar i mbrojtur dëshmonte se si ishte urdhëruar ta kryente atentatin ndaj Presidentit Rugova.

Në këtë sallë, ne kemi njerëz që janë prekur në familje për shkak të këtyre eliminimeve politike dhe vrasje të pasluftës. Bërja bashkë me kupolën e krimit nuk është derë për të filluar luftimin e krimit. Ne mund ta luftojmë krimin vetëm duke u distancuar nga ai dhe duke e luftuar pa u bërë bashkë me ta. Dje në mbledhjen e Kryesisë dëgjuam se kinse është garantuar se ministrat e PDK-së në qeverisjen e ardhshme me LDK do të jenë njerëz që nuk kanë dosje kriminale. Unë ju pyes, çfarë rëndësie ka kjo kur të gjithë e dimë që PDK nuk e udhëheqë Qeverinë nëpërmjet ministrave të saj por nëpërmjet nëntokës së krimit. Kështu ka bërë edhe në kohën e koalicionit LDK-PDK e kështu ka vazhduar edhe më vonë. Në një qeverisje të tillë, pavarësisht posteve që do të kishin njerëzit tanë, nuk do të mund të ndryshojmë asgjë, por thjesht do të bëhemi pjesë ecjes prapa të Kosovës. Dëgjuam po ashtu argument se LDK-ja duhet të merr përgjegjësi dhe mos t'i frikësohet përgjegjësive. Për çfarë përgjegjësi është fjala? Përgjegjësi për të amnistuar krimin? Përgjegjësi për të vazhduar rrënimin e shtetit? Një përgjegjësie të tillë ne duhet t'i themi JO.

Osmani ka thënë se dikush madje thotë që ne që e kundërshtojmë koalicionin me PDK-në mendojmë për interesa personale. Pyetja ime për ju është: cfarë interesa personale kemi ne që po kërkojmë të qëndrojmë në një opozitë të dinjitetshme e jo të bashkohemi me krimin. A po punojnë për interesa personale ata që po kërkojnë poste apo ne që po kërkojmë mos t'i marrim ato poste dhe nuk po pranojmë asnjë post në një qeverisje me PDK-në. Një logjikë e tillë nonsens por po ashtu kërcënuese, e qon LDK-në drejt humnerës. Në fakt, kushdo që sot mendon se koalicioni me PDK e shpëton LDK-në apo Kosovën le ta dijë që një koalicion i tillë rehaton vetëm 100-200 persona të cilët shpresojnë në gradime, avancime, punësime e pozita për ta e njerëzit e tyre të afërt. Por, kjo përjetësisht i thyen zemrat dhe besimin e palëkundur të elektoratit tonë në LDK. Një vendim i tillë është në kundërshtim me vullnetin e këtij elektorati sepse këtë na e kanë thënë në qindra e qindra takime anekënd Kosovës. Kërkesa e vetme ka qenë (ashtu siç po përsëritet edhe këto ditë) kjo: JO ME PDK-në.

Nëse ky Këshill vendosë që të jepet drita e gjelbër për të hyrë në negociata pa vija të kuqe, pra duke lejuar edhe negociata me PDK-në, dhe nëse ky koalicion arrihet, atëherë të jemi të vetëdijshëm që po lidhet marrëveshje me një parti e cila parim jetik të saj e ka mosrespektimin e marrëveshjeve.


--


Zyrtare: Isa Mustafa kryeministër, ministritë përgjysmë
- 2014-11-19 23:19:20

Isa Mustafa do të jetë kryeministër i Kosovës për mandatin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë me dije Lidhja Demokratike të Kosovës, raporton Koha.net

 LDK njofton opinion publik, se sot në mbrëmje Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka organizuar takim në mes të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

"LDK njofton opinion publik se është arritur marrëveshje në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së. Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t'i takojë posti i Kryeministrit të vendit, derisa resoret ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë. Ndarja e resoreve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese", thuhet në komunikatën e LDK-së, e lëshuar para pak minutash.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ - QEVERISJA ME PDK-në: VETËVRASJE KOLEKTIVE PËR LDK-në (11.19.2014)
MUSTAFA DHE THAÇI ARRIJNË MARRËVESHJE NË PRANI TË JAHJAGËS DHE JACOBSONIT (11.19.2014)
VETËVENDOSJE - NE JEMI PËR VLAN-in, SEPSE E DIMË SE ÇFARË I NDODH VENDIT KUR UDHËHEQ PDK-ja (11.19.2014)
FËMIJËT NË SHQIPËRI NDESHEN ME ABUZIMIN, DHUNËN, TRAFIKIMIN, VARFËRINË DHE DISKRIMINIMIN NGA SHOQËRIA (11.19.2014)
MAQEDONI - DËNOHET ISH MINISRI I BRENDSHËM BOSHKOVSKI (11.19.2014)
DITA E ALFABETIT SHQIP - DITË PUSHIMI PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI (11.19.2014)
PRISHTINË - SOT VENDOSET KUSH DO TË JETË NË QEVERI DHE KUSH NË OPOZITË (11.19.2014)
DISKRIMINIMI I PAKICAVE ROME NË SHQIPËRI (11.19.2014)
SHQIPËRI - PËRMBYTJE NGA SHIRAT, 3 NJERËZ HUMBIN JETËN (11.19.2014)
ITALI-SHQIPËRI 1-0, NJË MIQËSORE E BUKUR (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]