VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zëri i Amerikës, HARADINAJ - KOALICIONI QË DO TË DËSHTOJË

E Enjte, 11.20.2014, 07:53am (GMT1)



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj tha se një qeverisje e tillë pati dështuar si mos më keq gjatë viteve 2008-2010.

Në një komunikatë për opinion të zotit Haradinaj thuhet se "përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse do të shkaktojë regres të vazhdueshëm në Kosovë. Të dyja shkollat e tyre të qeverisjes janë dëshmuar si të dështuara. Do të dështojnë sërish. Është çështje kohe, por fatkeqësi për vendin".

Mes tjerash ai thotë se do të bëjë gjithçka për të kërkuar përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

"Do të kërkojmë me këmbëngulje përmbushjen e premtimeve të të dy partive: hapjen e 320 mijë vendeve të punës; largimin e kapjes së shtetit; shtetin ligjor; integrimet evropiane brenda mandatit; dekriminalizimin e institucioneve të shtetit; e shumë e shumë premtime që duhet të përmbushen".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.