VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALBIN KURTI - KOALICIONI PDK-LDK U BË PËR TË MOS U HAPUR DOSJET E SHIKUT DHE TË MUSTAFËS

Kurti për Thaçin dhe Mustafën - “Këta ishin dy trupa, një karrige, pa asnjë tru”

E Enjte, 11.20.2014, 01:39pm (GMT1)



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me marrëveshjen në parim për qeverisja të vendit nga PDK-ja dhe LDK-ja, nuk u diskutuan koalicionet por pozita e kryeministrit.

"Këta ishin dy trupa, një karrige, pa asnjë tru",
është shprehur ai, derisa ka shtuar se qeverinë këto dy parti e kanë ndarë si me thikë, raporton Koha Ditore.

Sipas tij në këtë marrëveshje ka ndikuar ambasadorja amerikane, Tracy Jacobson.

Kurti në një konferencë për medie të mbajtur të enjten, ka thënë se është i bindur që Jacobson i ka premtuar Mustafës mbylljen e lëndëve që Komuna e Prishtinës, i ka dorëzuar në Prokurori kundër tij, përcjell koha.net.

"Për neve është e qartë se mbrëmë te Presidentja është bërë pazari me dosje: Isa Mustafa e amniston PDK-në dhe ShIK-un për krimet dhe korrupsionin kurse ambasadorja amerikane ia ngrin ato 70 lëndë për krimet në komunë që mund të shpijnë te përgjegjësia e Isa Mustafës. Vetëm dy ditë pasi që Ambasadorja ia përmendi publikisht Isa Mustafës ato 70 lëndë, ajo shkoi në vizitë te u.d. të kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha. Porosia ishte e qartë", ka thënë Kurti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.