VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADEM SALIHAJ THOTË SE NUK E VOTON KOALICIONIN ME PDK-në, E QUAN PARTI TË KRIMIT

E Enjte, 11.20.2014, 06:17pm (GMT1)


Unë nuk e votoj asnjë lloj koalicioni të LDK-së me PDK-në. Këtë e kam shprehur publikisht në paraqitjet e mia në media, por edhe këtë e kam thënë qartë edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së.

Kështu ka thënë deputeti Adem Salihaj, në një intervistë për Bota press.

Sipas Salihajt, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në mbledhjen e djeshme nuk ka votuar për koalicion me PDK-në.

"Asnjë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dje nuk ka qenë i njoftuar se është përgatitur për një lloj marrëveshje me PDK-në",
ka thënë Salihaj.

Ai kërcënon se kjo punë nuk ka marrë fund dhe se është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së që do të vendosë për koalicionin me PDK-në dhe se ai ende beson se një koalicion i tillë nuk do të votohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

"Unë kam qenë në parim gjithmonë kundër koalicionit me PDK-në sepse është një parti e krimit, është parti që ka kryer krime dhe kryen ende në Kosovë dhe nuk bënë që të jemi bashkë me krimin", ka thënë Salihaj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.