E Shtunë, 04.20.2024, 03:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ALBIN KURTI E QUAN ISA MUSTAFËN KOLABORACIONIST - PDK DHE LDK E FORCUAN SHIKun

E Enjte, 11.20.2014, 06:28pm (GMT+1)



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Isa Mustafën kolaboracionist, derisa ka thënë se bashkimi i PDK'së me LDK'në po bëhet për të forcuar SHIK'un.
"Kolaboracionizmi i Mustafës me Thaçin e bënë ShIK'un më të fortë", ka thënë Kurti, në konferencën e organizuar sot.

Ai ka thënë se ambiciet e liderëve të partive tjera e dështuan punën disamujore të Bllokut.

"Për pesë muaj kemi dëshmuar që PDK'ja është pakica që e ka kapur shtetin. Ditëve të fundit ambiciet e pakontrolluar e dështuan punën pesë muajshe", ka thënë Kurti.

Kurti iu ka bërë thirrje partive tjera politike për të bërë gjithçka në Kuvend dhe me rrugë për të larguar këtë qeveri nga pushteti.

"Marrëveshja e mbrëmshme i ka inkurajuar strukturat e krimit. Ju bëjmë thirrje forcave që e donë të mirën e këtij vendi të bashkohemi e ta largojmë këtë regjim në Kuvend e jashtë Kuvendit".

Edhe Visar Ymeri ka paralajmëruar Isa Mustafën se do të ketë punë me Vetëvendosjen.
"Do ta luftojmë Isa Mustafën si Kryeministër", ka thënë Ymeri.

Sipas tij, marrëveshja e mbrëmshme PDK-LDK e ka rilegjitimuar krimin në Kosovë.

"Siç e dini, me dhjetë shtatorë të këtij viti blloku i atëhershëm i krijuar mes LDK, AAK, Nisma patën arritur që më në fund të nënshkruajmë marrëveshje me LVV. Marrëveshje kjo që ka munduar që të ndryshojë shtetit të Kosovës nga një shtet i cili për mes dy shtyllave në njërën anë ndaj serbisë dhe në anën tjetër ndaj privatizimit të egër të gjdo gjëje shoqërorë. Përfundonte në një kundër shtete në një shtet i hap rrugë prosperitetit, zhvillimit e veçanërisht të ndryshimit shoqërorë dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo marrëveshje e nënshkruar me 10 shtator i ka përmbajtur parimet kryesore udhërrëfyes të asaj që do të bënte qeveria e re e krijuar nga këto katër subjektet e marrëveshjes së koalicionit, kjo qeveri do ta kishte marrë për sipër që ta hetonte procesin e privatizimit si një nga burimet kryesore edhe të dëmit ekonomik që i shkaktohet vendit dhe në anën tjetër", ka thënë Ymeri.


Fjala e Albin Kurtit në Konferencën për Media të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Qeverisja me PDK-në shënon vazhdimin e agonisë për popullin e Kosovës. Nuk do të ketë kurrfarë shansi për luftim të krimit e të korrupsionit s'e lëre më për çështjet e tjera si zbutja e papunësisë apo reformat në arsim. Kolaboracionizmi i Isa Mustafës me PDK-në do t'i bëjë të korruptuarit edhe më të pasur, kriminelët edhe më të mbrojtur, të varfrit edhe më të mjerë, klasën e mesme edhe më të varfër, ShIK-un edhe më të fuqishëm, Mitrovicën edhe më të ndarë, Serbinë edhe më të pranishme.

Për pesë muaj rresht e kemi pamundësuar PDK-në. Kemi dëshmuar që është i mundshëm ndryshimi. Kemi dëshmuar që PDK-ja është pakica që e ka kapur shtetin. Asnjërin prej 63 deputetëve PDK-ja nuk ka arritur as ta frikësojë dhe as ta blejë. Kthesa e mbrëmshme sjell dëm të pallogaritshëm për Kosovën. Nuk do të ketë as hetim të privatizimeve të egra e as të pazareve me Serbinë. Do të ketë edhe më shumë gjëra të njëjta në rrugën e njëjtë të Thaçit.

Ditëve të fundit, ambiciet e pakontrolluara dhe apetitet e papërmbajtura për pozitën e kryeministrit e rrënuan bashkëpunimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në kuadër të luftës për t'ia ngritur pazarin vetes dhe për t'ia zbritur tjetrit, dy pretendentët brenda LAN-it e sjellën mundësinë për takime e marrëveshje me Thaçin të cilën e maskonin me konsultime strukturash të partisë. Madje, nuk bëhet fjalë për pushtet partie por vetëm për pushtet personal sepse realisht nuk u diskutuan koalicionet por pozita e kryeministrit. Mbrëmë te presidentja vazhduan njësoj: e ndanë qeverinë me thikë porsi tortën (po të ishin fëmijë, sepse, në fakt, qeverinë e ndanë si plaçkë).

Për neve është e qartë se mbrëmë te Presidentja është bërë pazari me dosje: Isa Mustafa e amniston PDK-në dhe ShIK-un për krimet dhe korrupsionin kurse ambasadorja amerikane ia ngrin ato 70 lëndë për krimet në komunë që mund të shpijnë te përgjegjësia e Isa Mustafës. Vetëm dy ditë pasi që Ambasadorja ia përmendi publikisht Isa Mustafës ato 70 lëndë, ajo shkoi në vizitë te u.d. të kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha. Porosia ishte e qartë.

Me vendimin e mbrëmshëm Isa Mustafa i ka hyrë rrugës së Behgjet Pacollit. Kryeministri në Qeveri me PDK-në e ka fatin e Pacollit kurse partinë e tij e pret fati i AKR-së. Nga PDK-ja kanë dalë edhe Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni e Lumnije Morina. Atje ka shkuar vetëm Ramiz Kelmendi. PDK-ja kurrë s'ka qenë më e keqe se tash dhe mu kësaj PDK-je iu bashkëngjit Mustafa.

Ne nuk e kemi votuar Isa Mustafën me 17 korrik për kryeparlamentar. Gjithmonë e kemi marrë me shumë rezervë atë. Po ashtu, nuk i kemi besuar marrëveshjes deri kur është nënshkruar me 10 shtator fundja, atë që u patëm marrë vesh në mbrëmje me 16 korrik e anuloi në mëngjes me 17 korrik. Një marrëveshje të shkëlqyeshme si ajo e 10 shtatorit na e kanë rezistuar plot 3 muaj. Megjithatë, nuk jemi pishman: jemi të bindur që më mirë që kemi qëndruar kështu pesë muaj sesa e gjithë kjo të kishte ndodhur qysh në qershor.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADEM SALIHAJ THOTË SE NUK E VOTON KOALICIONIN ME PDK-në, E QUAN PARTI TË KRIMIT (11.20.2014)
Zëri i Amerikës, JACOBSON - KOALICIONI QEVERISËS ËSHTË PUNË E POLITIKANËVE TË KOSOVËS DHE JO E AMBASADËS AMERIKANE (Intervistë) (11.20.2014)
PËR 'SRPSKA' KOALICIONI PDK-LDK ËSHTË I PRANUESHËM (11.20.2014)
ALBIN KURTI - KOALICIONI PDK-LDK U BË PËR TË MOS U HAPUR DOSJET E SHIKUT DHE TË MUSTAFËSKurti për Thaçin dhe Mustafën - “Këta ishin dy trupa, një karrige, pa asnjë tru” (11.20.2014)
HAPET FAQJA NË FACEBOOK KUNDËR ISA MUSTAFËS (11.20.2014)
Zëri i Amerikës, HARADINAJ - KOALICIONI QË DO TË DËSHTOJË (11.20.2014)
Zëri i Amerikës, PDK-LDK NË BASHKËQEVERISJEKryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa janë marrë vesh në parim për koalicionin qeverisës (11.20.2014)
VJOSA OSMANI E QUAN FUND TË LDK-së KOALICIONIN ME PDK-në (11.19.2014)
DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ - QEVERISJA ME PDK-në: VETËVRASJE KOLEKTIVE PËR LDK-në (11.19.2014)
MUSTAFA DHE THAÇI ARRIJNË MARRËVESHJE NË PRANI TË JAHJAGËS DHE JACOBSONIT (11.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]