VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEPUTETJA E LDK DORUNTINA MALOKU - JAM KUNDËR BASHKIMIT TË LDK-së ME PDK-në, PARTINË QË E KA BËRË VENDIN TONË SHTET MAFIOZ

E Premte, 11.21.2014, 11:33am (GMT1)


Voal-online.ch - PRISHTINË - Në një deklaratë që sapo ua ka shpërndarë mediave, Dorutina Maloku, e bija e Enver Malokut, heroit të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë në Kosovë, bën të ditur përcaktimin e saj kundër vendimit të kryesisë së LDK-së për të hyrë në koalicion qeverisës me PDK-në.

Më poshtë vjen teksti i plotë i deklaratës së deputetes Doruntina Maloku:

Te nderuar,

Vendimi arbitrar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion qeverisës me partinë që vendin tonë e ka shndërruar në shtet mafioz, PDK-në, është shkelje mbi vlerat dhe parimet që LDK-ja ka kultivuar qe një çerekshekull.

Si përfaqësuese e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur të votoj KUNDËR këtij bashkimi të papranueshëm me partinë që përfaqëson kupolën e krimit, korrupsionit e të mafias në Kosovë! Dhe e cila madje edhe nga NATO-ja akuzohet për vrasje të politikanëve shqiptarë të Kosovës.

Gjithashtu, nuk do t'i përmbahem zotimit të LDK-së për të votuar pro kryeparlamentarit nga radhët e PDK-së. KUNDËR!!!

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.