E Enjte, 04.25.2024, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HALIL MATOSHI - LDKja TË THËRRASË KUVENDIN PARTIAK, TA NDËRROJË LIDERIN
Matoshi - Jepni LDK-së një lider të ri, një grua a burrë të formatit modern dhe lërini pleqtë lakmitarë t’ia bëjnë argatin djallit...

E Premte, 11.21.2014, 12:31pm (GMT+1)


Voal-online.ch - Thirreni Kuvendin me urgjencë dhe rrëzojeni Isa Mustafën! Kështu i drejtohet anëtarësisë së LDK-së opinionisti Halil Matoshi në numrin e sotëm të Kohës Ditore:

Anëtarësia e ndërgjegjshme,strukturat partiake - nëse ende kanë sadopak etikë pushteti - do të duhej që me urgjencë ta thërrisnin Kuvendin e partisë për t'i rrëzuar Isa Mustafën dhe bashkëmendimtarët e tij, nëse nuk e duan ndarjen apo edhe shuarjen e partisë. Thirreni Kuvendin me urgjencë dhe rrëzojeni Isa Mustafën! Jepni LDK-së një lider të ri, një grua a burrë të formatit modern dhe lërini pleqtë lakmitarë t'ia bëjnë argatin djallit...

LDK-ja ia riktheu shpresën vendit!?

Lajmi është i vërtetë: dëgjojeni Agim Veliun se çfarë dërdëlliste më 10 qershor 2014 dhe do t'i bindeni këtij lajmi: kosovarëve iu rikthye shpresa për popullimin e Kanadasë!? LDK-ja po ia shpëlan duart krimit të PDK-së, duke e mbuluar me harresë, porse pa menduar se vetë po zhytet në një krim edhe më të tmerrshëm: vrasje e vendit me paramendim!

Këtë çmim do ta paguajë LDK-ja, e ka marrë përsipër duke e hedhur firmën e vet në shtyllën e turpit, prandaj Isa Mustafa do ta gërryejë ashtin e hedhur nga padroni HTH, kurse të dytë bashkë do t'ia gërryejnë ashtin vendit të tyre, pasi që mishin tashmë ia ka hëngër PDK-ja në dy mandate qeverisëse...

E kam thënë këto ditë shpesh, duke parë e dëgjuar politikanë lokalë, lakmitarë deri në marrëzi për t'u veshur me pushtet edhe kur atdheu është në mjerim (sepse vendet e mjera votojnë liderë hajdutë e fodull!), se prishja eventuale e marrëveshjes së 10 qershorit do të ishte një tradhti jo vetëm për elektoratin e katër subjekteve që e përbënin bllokun, por edhe për të gjithë qytetarët që shpresuan dhe disa madje besuan se blloku ishte bërë për kauzën e drejtë të shporrjes së kleptokracisë së PDK-së nga pushteti.

Pata thënë po ashtu se çdo veprim në këtë drejtim do të ishte besëpremje ndaj qytetarëve, të cilët i kanë mashtruar se po përkushtohen për një qeverisje ndryshe, dhe tash po del se blloku qenka formuar vetëm për pushtet personal.

Dhe tradhtia ndodhi. JO vetëm ndaj Haradinajt dhe AAK-së, Nismës dhe lëvizjes "Vetëvendosje", e cila ndonëse e vetëdijshme se me kë ka të bëjë, i tha po bllokut për arsyen madhore që të mos ketë Qeveri "Thaçi 3" - qytetarët që shpresonin mbetën të tradhtuar, prandaj ata besoj se do të dinë t'i hakmerren politikisht kësaj strukture të LDK-së!

Pushteti kriminal i PDK-së u legjitimua nga lideri i partisë që e cilësonte veten si institucionale dhe qytetare!?

LDK-ja e vjetër dhe marroqe, me këtë veprim iu bë levë ose patericë pushtetit të PDK-së së Hashim Thaçit, duke u bërë garante e mosndjekjes së krimeve të të gjitha natyrave të partisë në pushtet dhe aleatëve të saj.

Ish-partia e Ibrahim Rugovës kësaj here pa pyetur për çmimin, pa pyetur për etikën e pushtetit dhe për një të ardhme të vet, vendosi t'i bëhet patericë pushtetit të PDK-së dhe HTH, për "duar të pastra", nga gjaku i 30 aktivistëve të LDK-së të vrarë pas luftës, për qindra miliona të zhvatur, për korrupsionin kanceroz dhe për krimin e organizuar rrënues.

Pra, LDK-ja ka bërë një pazar të pistë duke ia mundësuar partnerit të vet më të madh larjen e parave të pista. LDK-ja ia ka siguruar vazhdimësinë krimit, i ka garantuar klientelës së PDK-së se nuk do t'i humbin postet në Qeveri e agjenci qeveritare; i ka garantuar financuesit dhe njerëzit e fuqishëm të PDK-së se do t'i marrin sërish tenderët; dhe i ka garantuar vrasësit dhe spiunët e tjerë të SHIK-ut (po ata për të cilët shkruante pak ditë më parë The Guardian) se kurrë nuk do të zbardhen krimet e tyre.

Nga ky këndvështrim marrëveshja është ideale. LDK-ja ia shpërlan paratë e pista (krimet) PDK-së, kurse vetë fitoi "një asht" që do ta gërryejë deri në "Zanzibar 2-shin".

E të dyja së bashku do t'ia gërryejnë ashtin vendit të tyre të mjerë, që quhet Republika për faqe të zezë e Kosovës. Por njëherësh lajmi i mirë është se PDK-ja do ta shfrytëzojë rastin për t'u reformuar ndërkohë (e ka luksin e pushtetit), kurse LDK-ja e pleqve të marrë po e mbyll përfundimisht dyqanin, për të krijuar mbi ato gërmadha diç të re, një etikë dhe mendësi të re politike, sepse këtë dyqan të rrëzbitur e të zvetënuar nuk ka kush ta mbajë, pra lidershipi i LDK-së u bë krejt fer me veten dhe të tjerët lëshoi udhë duke ia shkurtuar vetes vuajtjet, sepse nuk jetohet gjatë në injorancë të thellë dhe me politika fshatareske, dinozauriane.

Fëmijët në shkollë fillore mësojnë se dinozaurët i zhduku pikërisht koka e vogël dhe trupi i madh!?

Por ky është vetëm një interpretim.

Në kohën kur gjuha konvencionale nuk shpreh asgjë, sepse gjithçka rreth nesh është joracionale, duhet rikthyer cinizmit. Pra, marrëveshja i kënaq të gjitha palët, sidomos shumë vrasës e zhvatës që u sigurohet kapitali (sepse nuk mund të ketë kapitalizëm pa kapitalistë dhe këtë kërkesë LDK-ja që moti e pati marrë në shqyrtim!?), por edhe injorantët e LDK-së, të cilët pasi që e hetuan se në LDK po niste lufta darviniane për ekzistencë të llojeve, siguruan mbijetesën në prehrin e HTH-së.

Pra, ky është fundi i LDK-së marroqe dhe fillimi i një partie të re politike.

Për këtë duhet të luftojnë Vjosa Osmani e Donika Gërvalla, Abdullah Hoti, etj., por do të doja t'i dëgjoja tashti çfarë kanë për të thënë Bardhyl Metaj e Valon Murtezaj, Kujtim Shala e Vehbi Miftari, Alma Lama, Arben Gashi, Armend Zemaj, Asdren Osaj..., aktivistët e shoqërisë civile të proviniencës liberale, po edhe mijëra e mijëra qytetarë, anëtarë e simpatizantë të LDK-së, si dhe mbështetës të një etike dhe mendësie të re në politikën kosovare.

Kjo klasë politike lufton për pushtet personal e jo për shtet të së drejtës dhe për mirëqenien qytetare. Kur të kuptohet kjo nga shumica e qytetarëve kosovarë, atëherë do të ndodhë kthesa e madhe e normalitetit.

Anëtarësia e ndërgjegjshme, strukturat partiake nëse ende kanë sadopak etikë pushteti do të duhej që me urgjencë ta thërrasin Kuvendin e partisë për t'i rrëzuar Isa Mustafën dhe bashkëmendimtarët e tij, nëse nuk e duan ndarjen apo edhe shuarjen e partisë.

Meqenëse i ashtuquajturi bllok opozitar LAN + VV pati fituar mbështetje të theksuar mediale dhe qytetare, kjo mbështetje, politikëbërësit më të kthjellët të LDK-së, por edhe mbështetësit dhe elektorati i saj, këto energji të reja nuk duhet lejuar që të kthehen në zhgënjim e apati, por duhet të shfrytëzohen për kthesë brenda vetë LDK-së.

Thirreni Kuvendin me urgjencë dhe rrëzojeni Isa Mustafën!
Atëherë, që për gjashtë muaj (në qershor 2015) vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shpëtojeni LDK-në nga zvetënimi i mëtejshëm, (nga simptomat patologjike, posaçërisht nga skleroza); shpëtojeni nga rindarja e mbase edhe nga shkapërderdhja, sepse ky akronim ende vlen si një aset kombëtar në mendimin politik kosovar.

Jepni LDK-së një lider të ri, një grua a burrë të formatit modern dhe lërini pleqtë lakmitarë t'ia bëjnë argatin djallit, aq sa t'i mbajnë fuqitë motorike.

Mos ia zgjatni jetën krimit që po e varfëron e turpëron vendin tuaj, me vetëdije të plotë!

Mos lejoni që të bëheni bashkëpjesëmarrës pra bashkëfajtorë!
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPUTETJA E LDK DORUNTINA MALOKU - JAM KUNDËR BASHKIMIT TË LDK-së ME PDK-në, PARTINË QË E KA BËRË VENDIN TONË SHTET MAFIOZ (11.21.2014)
PDK-ja NUK KA HEQUR DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRITLDK-ja thotë se ka Jacobsonin garantuese për postin e kryeministrit (11.21.2014)
KARIKATURA E DITËS - FEJESA E ISA MUSTAFËS ME HASHIM THAÇIN (11.21.2014)
REAGIME NË TIRANË PËR FOTOT E DIKTATORIT ENVER HOXHA (11.21.2014)
Zëri i Amerikës - PDK E LDK PO DISKUTOJNË NDARJEN E PUSHTETIT, PARTITË E TJERA E CILËSOJNË MARRËVESHJEN TË DËMSHME PËR KOSOVËN (11.20.2014)
ALBIN KURTI E QUAN ISA MUSTAFËN KOLABORACIONIST - PDK DHE LDK E FORCUAN SHIKun (11.20.2014)
ADEM SALIHAJ THOTË SE NUK E VOTON KOALICIONIN ME PDK-në, E QUAN PARTI TË KRIMIT (11.20.2014)
Zëri i Amerikës, JACOBSON - KOALICIONI QEVERISËS ËSHTË PUNË E POLITIKANËVE TË KOSOVËS DHE JO E AMBASADËS AMERIKANE (Intervistë) (11.20.2014)
PËR 'SRPSKA' KOALICIONI PDK-LDK ËSHTË I PRANUESHËM (11.20.2014)
ALBIN KURTI - KOALICIONI PDK-LDK U BË PËR TË MOS U HAPUR DOSJET E SHIKUT DHE TË MUSTAFËSKurti për Thaçin dhe Mustafën - “Këta ishin dy trupa, një karrige, pa asnjë tru” (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]