VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMBASADORJA TRACY JACOBSON I PËRGJIGJET BAJRAM GECAJT TË LDK: "NUK JAP GARANCI PËR KRYEMINISTRIN" - "Zotëri Gecaj nuk jam në pozicion që të ofroj çfarëdo garancie për politikat e brëndshme të Kosovës"
E Premte, 11.21.2014, 03:30pm (GMT1)



Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorja Tracy Ann Jacobson, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të LDK-së Bajram Gecaj.

Gecaj, që në LDK ishte inkuadruar në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit, e deri atëherë punonte në Ambasadën Amerikane, i ka thënë Kohës Ditore se Jahjaga dhe Jacobson janë garantuese se partia e tij do tëdrejtojë qeverinë.

"E zhgënjyer. Zotëri Gecaj e di që unë nuk jam në pozicion që të ofroj çfarëdo garancie në politikat e brendshme të Kosovës", ka shkruar Jacobson në llogarinë e saj në Twitter.

"Posti i kryeministrit do t'i takojë LDK-së dhe për këtë garantuese është presidentja dhe ambasadorja amerikane, Jacobson", kishte thënë Gecaj për gazetën.
Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.