E Premte, 03.29.2024, 02:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMUSH HARADINAJ U THOTË GJAKOVARËVE - 'NE KEMI FYTYRË!'
Haradinaj - Tash ne kemi dy parti të koalicionit të natës

E Premte, 11.21.2014, 04:30pm (GMT+1)



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në qytetin e Gjakovës, ku ka takuar qytetarët dhe strukturat e AAK, dega në Gjakovë.

Haradinaj në fjalën e tij tha këtu se "për 6 muaj me radhë kemi negociuar në të mirë të vendit...por Isa Mustafa ka menduar se marrëveshja e madhe nuk paska vlera prandaj edhe ka vepruar ashtu. Tash ne kemi dy parti të koalicionit të natës".

"Kosova sot gjendet para sfidave të mëdha, jo vetëm nga gjendja që e la qeveria e kaluar, por edhe që u bashkuan e liga dhe e keqja, jo për të ndryshuar gjendjen por për të thelluar të keqen dhe zhgënjimin e qytetarëve.

Me shumë se koalicioni paszgjedhor u tradhtua shpresa e qytetarëve të Kosovës për një shtet ligjor, për një shtet pa korrupsion , pa krim të organizuar dhe për një zhvillim ekonomik", ka thënë Haradinaj në Gjakovë. Sipas tij, "të dëshpëruar mbeten edhe ata që votuan për një qeverisje tjetër nga i gjithë spektri politik në Kosovë, por ne si parti dhe si qytetarë nuk duhet të pajtohemi me të keqen, por të mobilizohemi për shtetin tonë që ta mundim këtë të keqe dhe t'i japim shpresë Kosovës si shtet të pavarur.

Të gjithë bashkë të punojmë që institucionet e varura në shtetin e pavarur të mos mbesin të tilla dhe të mos janë pengesa e zhvillimit dhe e mirëqenies sonë të përbashkët të rendit dhe ligjit,si dhe integrime euro-atlantike.

Unë besoj se qytetarët nuk do të lejojnë që dikush t'ju mbysë shpresën e sotme dhe të ardhmen për një Kosovë të dinjitetshme, të sigurte ,të zhvilluar dhe integruese"
.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj në fund të takimit të tij me gjakovarët tha: " Unë kam ardhur për të nderuar gjakovarët dhe t'ju them se ne kemi fytyrë dhe AAK do të vazhdojë të punojnë për të mirën e vendit, në mënyrë që marrja e përgjegjësive për ndërtimin e mirëfilltë të demokracisë dhe ardhmërisë së këtij vendi të mos jetë e largët".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORJA TRACY JACOBSON I PËRGJIGJET BAJRAM GECAJT TË LDK: "NUK JAP GARANCI PËR KRYEMINISTRIN" - "Zotëri Gecaj nuk jam në pozicion që të ofroj çfarëdo garancie për politikat e brëndshme të Kosovës" (11.21.2014)
HALIL MATOSHI - LDKja TË THËRRASË KUVENDIN PARTIAK, TA NDËRROJË LIDERINMatoshi - Jepni LDK-së një lider të ri, një grua a burrë të formatit modern dhe lërini pleqtë lakmitarë t’ia bëjnë argatin djallit... (11.21.2014)
DEPUTETJA E LDK DORUNTINA MALOKU - JAM KUNDËR BASHKIMIT TË LDK-së ME PDK-në, PARTINË QË E KA BËRË VENDIN TONË SHTET MAFIOZ (11.21.2014)
PDK-ja NUK KA HEQUR DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRITLDK-ja thotë se ka Jacobsonin garantuese për postin e kryeministrit (11.21.2014)
KARIKATURA E DITËS - FEJESA E ISA MUSTAFËS ME HASHIM THAÇIN (11.21.2014)
REAGIME NË TIRANË PËR FOTOT E DIKTATORIT ENVER HOXHA (11.21.2014)
Zëri i Amerikës - PDK E LDK PO DISKUTOJNË NDARJEN E PUSHTETIT, PARTITË E TJERA E CILËSOJNË MARRËVESHJEN TË DËMSHME PËR KOSOVËN (11.20.2014)
ALBIN KURTI E QUAN ISA MUSTAFËN KOLABORACIONIST - PDK DHE LDK E FORCUAN SHIKun (11.20.2014)
ADEM SALIHAJ THOTË SE NUK E VOTON KOALICIONIN ME PDK-në, E QUAN PARTI TË KRIMIT (11.20.2014)
Zëri i Amerikës, JACOBSON - KOALICIONI QEVERISËS ËSHTË PUNË E POLITIKANËVE TË KOSOVËS DHE JO E AMBASADËS AMERIKANE (Intervistë) (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]