VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEGA E ISMET BEQIRIT ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDK-në

E Premte, 11.21.2014, 06:24pm (GMT1)


Koalicioni i arritur ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës duket se do t'i kushtoj shumë shtrenjtë partisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Pas disa dorëheqjeve nëpër disa degë, edhe një degë e LDK-së ka kërkuar anulimin e marrëveshjes.

Është kjo Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave, bastion ky i LDK-së, prej nga vjen edhe njëri nga drejtuesit e LDK-së, Ismet Beqiri.

Në një njoftim të lëshuar kjo degë kërkon që menjëherë të revokohet nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

"Dega e LDK-se ne Kodren e Trimave eshte kunder koalicionit me Partine Demokratike te Kosoves. Kerkojme qe nenshkrimi i kesaj marrveshje te revokohet",
thuhet në njoftimin e kësaj dege.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.