E Enjte, 04.25.2024, 08:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
THAÇI NUK POHON AS NUK MOHON RRETH POSTIT TË KRYEMINISTRIT

E Premte, 11.21.2014, 06:29pm (GMT+1)



Grupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar të premten në Kuvendin e Kosovës.

Takimi që kishte nisur në mesditën e së premtes ka përfunduar pas më shumë se dy orëve, por detajet lidhur me atë se çfarë është diskutuar, nuk janë bërë publike, ndonëse ishte përfolur se ështëdiskutuar për ndarjen e posteve.

Megjithëkëtë, kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të respektohet marrëveshja politike e arritur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për koalicion qeverisës.

Deklaratën e tillë, Thaçi e ka bërë në Shkabaj, në vizitën që i ka bërë projektit për Fabrikën e përpunimit të ujit, për të cilën qeveria e vendit është duke bërë investime.

"Gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot janë takuar grupet punuese të LDK-së e PDK-së, për të harmonizuar çështjet programore. Është duke u punuar në mënyrë intensive", ka thënë Thaçi.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas arritjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës për krijimin e partneritetit qeverisës, pati deklaruar se marrëveshja parasheh që kreu i qeverisë do të jetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq resorët e qeverisë do të ndahen. Sipas tij ky është kushti për të hyrë në çfarëdo qeverie.

Por, lideri i PDK, Thaçi, as e ka pohuar, e as mohuar një gjë të tillë.

"Shpresoj që shumë shpejtë do të përmbyllet edhe kjo çështje dhe çdo gjë është duke shkuar në respektim të marrëveshjes së arritur në mes të PDK-së, LDK-së dhe partnerëve tjerë minoritar që do të jenë pjesë e institucioneve legjislative, ekzekutive dhe presidenciale", tha Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, përmes rrjetit social Twitter ka kërkuar nga grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së, të punojnë për formimin e një qeverie, ku do të përfshihej çdo grup i shoqërisë në vend.

Jacobson ka thënë se diversiteti në qeveri, paraqet forcë më të madhe.

"Shpresoj që të angazhuarit në grupet punuese të LDK-së dhe PDK-së të kenë parasysh vlerën gjinore gjatë krijimit të qeverisë së re. Diversiteti = Fuqi", thuhet në postimin e ambasadores Jacobson.

Ndryshe, pas arritjes së marrëveshjes, nënshkruesit e saj, patën shprehur bindjen se do të kenë një bashkëqeverisje të mirë gjatë mandatit të ardhshëm.

Së bashku, LDK dhe PDK kanë 67 deputetë dhe mund të llogarisin edhe në përfshirjen e pakicave, të cilat kanë të rezervuara 20 ulëse në Kuvend.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEGA E ISMET BEQIRIT ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDK-në (11.21.2014)
RAMUSH HARADINAJ U THOTË GJAKOVARËVE - 'NE KEMI FYTYRË!'Haradinaj - Tash ne kemi dy parti të koalicionit të natës (11.21.2014)
AMBASADORJA TRACY JACOBSON I PËRGJIGJET BAJRAM GECAJT TË LDK: "NUK JAP GARANCI PËR KRYEMINISTRIN" - "Zotëri Gecaj nuk jam në pozicion që të ofroj çfarëdo garancie për politikat e brëndshme të Kosovës" (11.21.2014)
HALIL MATOSHI - LDKja TË THËRRASË KUVENDIN PARTIAK, TA NDËRROJË LIDERINMatoshi - Jepni LDK-së një lider të ri, një grua a burrë të formatit modern dhe lërini pleqtë lakmitarë t’ia bëjnë argatin djallit... (11.21.2014)
DEPUTETJA E LDK DORUNTINA MALOKU - JAM KUNDËR BASHKIMIT TË LDK-së ME PDK-në, PARTINË QË E KA BËRË VENDIN TONË SHTET MAFIOZ (11.21.2014)
PDK-ja NUK KA HEQUR DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRITLDK-ja thotë se ka Jacobsonin garantuese për postin e kryeministrit (11.21.2014)
KARIKATURA E DITËS - FEJESA E ISA MUSTAFËS ME HASHIM THAÇIN (11.21.2014)
REAGIME NË TIRANË PËR FOTOT E DIKTATORIT ENVER HOXHA (11.21.2014)
Zëri i Amerikës - PDK E LDK PO DISKUTOJNË NDARJEN E PUSHTETIT, PARTITË E TJERA E CILËSOJNË MARRËVESHJEN TË DËMSHME PËR KOSOVËN (11.20.2014)
ALBIN KURTI E QUAN ISA MUSTAFËN KOLABORACIONIST - PDK DHE LDK E FORCUAN SHIKun (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]