VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Süddeutsche Zeitung -  THAÇI MUND TË DALË PARA GJYQIT!

E Premte, 11.21.2014, 11:33pm (GMT1)



GJERMANI - E përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung, ka botuar një shkrim ku komenton situatën e fundit në Kosovë.

Në artikull thuhet se koalicioni PDK-LDK, i arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, mund të dështojë për faktin se kryeministri në detyrë mund të përballet me drejtësinë.

"Nëse do të arrihet vërtet koalicioni i synuar për të cilin tani po negociojnë grupet punuese, dhe a do të ketë jetë të gjatë, kjo mbetet e paqartë jo vetëm për shkak të shumë kundërshtimeve. Thaçi, për shembull, mund të dalë para gjyqit, siç ka ndodhur me shumë ish-komandantë të tjerë rajonalë para tij",- thuhet ndër të tjera në artikull.

Gazeta gjermane komenton me jo pak ironi mënyrën se si u arrit koalicioni mes Thaçit e Mustafës, duke e konsideruar ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson si "Mbretbërëse".

"Aty ishte edhe ambasadorja shumë me ndikim e SHBA-së në Prishtinë, në rolin e mbretbërëses. Rezultati i takimit: PDK e Thaçit dhe LDK e armikut të supozuar të tij, Mustafa, krijojnë një qeveri koalicioni. Ndoshta Mustafa do të bëhet kryeministër i ri dhe Thaçi më 2016 president i ri i Kosovës. Por, Thaçi e mohoi se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit", - thuhet ndër të tjera në shkrimin e Süddeutsche Zeitung.bw

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.