VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJIROKASTËR - DIGJET NGA ZJARRI SHTËPIA KU LINDI SHKRIMTARJA DISIDENTE MUSINE KOKALARI

E Shtunë, 11.22.2014, 08:56am (GMT1)



GJIROKASTËR - Një banesë tre katëshe në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:10 minuta. Mësohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka djegur banesën e lindjes së disidentes Musine Kokalari në lagjen Palorto. Fillimisht, mësohet se flakët e zjarrit janë shfaqur në mjediset e brendshme të shtëpisë, ndërkohë që brenda pak minutash kanë përfshirë të gjithë banesën e gurtë.

Pesë pjestarët e familjes, pasardhës të Musine Kokalarit, qe jetonin aktualisht në shtëpi kanë mundur të dalin duke i'u shpëtuar flakëve. Në vendngjjarje kanë mbërritur efektivat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilët të ndihmuar edhe nga banorë të lagjes, kanë tentuar të shuajnë zjarrin. Por si shak i dyshemeve dhe tavaneve prej druri në brendësi të banesës flakët brenda pak minutash kanë përfshirë të gjitha katet duke e shkrumbuar shtëpinë. Kjo banesë është cilësuar se mbarte vlera historike dhe ndërtimore.

Në këtë shtëpi kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme disidentja Musine Kokalari, ndërkohë që shtëpia kishte edhe një profil të veçantë të ndërtimeve tradicionale me gur dhe dru. Vitet e fundi pasardhësit e familjes Kokalari të mbështetur me fonde edhe nga Bashkimi Europian kishin nisur restaurimin e shtëpisë për ta kthyer atë në një muze të disidencës antikomuniste. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm të shtëpisë ndërkohë që vazhdojnë intesisvisht hetimet për zbardhjen e shkakut të kësaj vatre zjarri.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.